Petulla me Kunguj Dimri – Receta Ideale për Ditët e Ftohta

1.4k 0

Kur gjethet e para fillojnë të bien bashkë me temperaturat, do të thotë se ka ardhur momenti për një mëngjes të ngrohtë plot shije!

Kombinimi i puresë së kungullit me erëzat aromatike është pikërisht ajo recetë speciale të cilën duhet të provoni.

AgroWeb ju sjell sot recetën fantastike të cilën duhet ta përgatisni menjëherë.

Përbërësit:

192 g miell

2 lugë gjelle sheqer

1 ½ lugë çaji phuhur fryrës

¾ lugë çaji sodë buke

¾ lugë çaji kripë

1 ½ lugë çaji kanellë

1 lugë çaji xhenxherfil pluhur

1/8 lugë çaji arrë moskati pluhur

1 ½ filxhanë krem qumështi

¾ filxhan pure kungulli

2 vezë

3 lugë gjelle gjalpë i shkrirë + pak gjalpë për të lyer tiganin

1 lugë çaji ekstrakt vanilje

Përgatitja:

Hapi 1

Në një tas kombinoni sëbashku miellin, sheqerin, pluhurin fryrës, sodën e bukës, kripën, erëzat dhe përziejini mirë.

Hapi 2

Në një tas mesatar përzieni kremin e qumështit, purenë e kungullit, vezët, gjalpin e shkrirë, ekstraktin e vaniljes dhe përziejini mirë derisa masa të homogjenizohet.

Hapi 3

Shtojeni masën me ngadalë tek përbërësit e thatë dhe përziejini me anë të një spatule derisa masa të bashkohet plotësisht.

Hapi 4

Vini një tigan me fund të sheshtë e jo ngjitës në zjarr të ulët dhe spërkateni me shumë pak gjalpë. Pasi të jetë nxehur plotësisht shtoni brumin dhe sigurohuni të lini hapësirë mes petullave në mënyrë që të mos ngjisin.

Hapi 5

Gatuajini petullat për 1-2 minuta. Kur brumi të krijojë disa flluska e anët dhe fundi të marrin ngjhyrë të kuqerremtë, ka ardhur momenti t’i ktheni përmbys. Gatuajini edhe për 1-2 minuta nga ana tjetër para se t’i hiqni nga zjarri. Përsëriteni këtë hap derisa brumi të përfundojë.

Servirja
Servirini ato menjëherë, ose ruajini në furrë të ngrohtë të mbuluara me një letër alumini derisa të mbaroni me të gjitha petullat.

Petullat me kungull mund t’i shoqëroni me mjaltë, shurup panje, gjalpë, fruta të thata, pana ose gjithçka ju dëshironi. / AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.