Lakër me Qiqra – Receta për Një Pjatë të Shijshme dhe Ushqyese

860 0

Lakra është një nga perimet që mbretëron gjatë të muajve të ftohtë dhe ngrica e parë është koha ideale për ta blerë dhe përgatitur në një mijë mënyra të ndryshme.

E pasur me minerale dhe vitamina, është gjithashtu një shëruese e sistemit tretës.

Qiqrat nga ana tjetër janë po aq të pasura e me veti të dobishme, falë përmbajtjes së lartë të hekurit dhe mungesës së yndyrave të ngopura.

Prandaj, kominimi i këtyre dy përbërësve është një nga më të mirët që mund të provoni.

E gjithanshme dhe e lehtë, ajo mund të shërbehet si një pjatë që shoqëron një pjatë me bazë mishi ose për ta konsumuar thjeshtë me bukë të freskët.

Përgatitet shumë shpejt dhe rezultati do t’ju kënaqë nepsin. AgroWeb.org ju njeh më poshtë me recetën e plotë.

Përbërësit

1 kokë lakër e bardhë

300 gr qiqra të ziera

1 degë trumzë e freskët

1 thelpi hudhër

Vaj ulliri dhe kripë për shije

Përgatitja

Qëroni dhe prisni në shirita të hollë lakrën.

Në një tenxhere hidhni pak vaj ulliri, shtoni një thelpi hudhër dhe lëerni derisa vaji të nxehet.

Pas kësaj shtoni lakrën dhe lëreni për 5 minuta mbi nxehtësinë mesatare, duke e përzier herë pas here.

Shtoni qiqrat e ziera dhe të kulluara mirë.

Jepini aromë me trumzën e freskët dhe shtojini kripë sipas shijes tuaj.

Lëreni në zjarr për rreth 10 minuta të tjera.

Pasi të ketë kaluar koha e gatimit, shërbejeni të nxehtë. /AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.