1.3k 0

Doni të Gatuani më Mirë? 4 Sendet që Duhet t’i Keni Patjetër në Kuzhinë

Dëshironi të jeni një kuzhinier më i mirë? Sigurohuni që të keni këto 4 mjete thelbësore për ta bërë procesin tuaj të gatimit më të lehtë dhe të bukur.

Nuk ka nevojë të bëni ndryshime të mëdha, por herën tjetër kur do të blini një paisje, sigurohuni të mbani mend se çfarë ju mungon dhe a ju shërben vërtetë në kuzhinën tuaj.

Në këtë artikull dhe do t’ju japim 4 sugjerime me të cilat mund të përgatisni receta të shijshme duke mos shpenzuar shumë.

Një thikë e mrehtë

Linja Premana, thike kuzhine 16cm

Nuk ka shumë nevojë që ta shpejgojmë rëndësinë e saj, pasi më siguri sa herë që gatuani ju hyn në punë më shumë se një herë. Mos shpenzoni shumë për të, por zgjidhni një thikë ose një set thikash të mirë për t’i pasur në kuzhinën tuaj. Përveçse do të prisni me saktësi mishin, filetot, perimet apo gjithçka tjetër keni më pak rrezik edhe të lëndoheni nga lëvizjet e sofcuara.

Dërrasë Prerje

Kasanova, Dërrasë Prerje Bamboo 35cm

Dërrasat e prerjes janë të domosdoshme në kuzhinë. Ato mund t’i përdorni për mishin, perimet, erëzat dhe frutat, pra praktikisht për çdo përbërës të një recete. Megjithëse e këshillueshme është të mbani një dërrasë mishi dhe një për fruta perime, është e rëndësishme që të keni të paktën një. Zgjidhni një material bambuje e cili është i lehtë, rezistent dhe jo shumë i shtrenjtë.

Kullesa

Kullese, inoks, dia 7-8-10 cm, 3 cope

Mund ta përdorni për të kulluar makaronat, për të shpëlarë fasulet e konservuara, për të bërë djathë kos, për të hequr farat e manave nga salcat e manaferrave ose kulisat, për të kulluar barishtet dhe erëzat nga salcat, për të hequr perimet e zbutura nga uji i vluar, për të situr përbërësit e thatë dhe madje për të bërë lëng agrumeshato  vijnë në madhësi të ndryshme dhe mund të vendosen në dollap për të kursyer hapësirë.

Tigan i thellë

Tescoma, Tigan guri i thelle me kapak fi 28cm PRESIDENT STONE

Mund ta përdorni në disa receta, siç është supa, gjellët, makaronat apo skuqja. Një tigan i thellë që nuk ngjit është një domsodoshmëri në kuzhinë. Zgjidhni një material guri ose qeramike për të gatuar në mënyrë të sigurtë dhe plot shije./AgroWeb.org