Djathi i Mykur, Plot Vlera për Shëndetin Tuaj – Çfarë Duhet të Dini

3.1k 0

Djathi i mykur ose ai gorgonzola nuk ka vetëm një shije të mirë, por është gjithashtu e mirë edhe për shëndetin tuaj.

Në këtë artikull AgroWeb.org ju njeh me vlerat e shkëlqyera të këtij djathi që përdoret në shumë receta.

Vlerat e gorgonzolës

Procesi i prodhimit të gorgonzolës kërkon kujdes të madh dhe përdorim ekskluziv të qumështit të freskët të cilësisë më të lartë.

Nëse ka ndonjë mospërputhje me këto kërkesa, kjo do të nënkuptonte se elementët kryesorë të këtij djathi, që janë myku dhe bakteret e acidit laktik, nuk do të formoheshin.

Gorgonzola, para së gjithash është një produkt i shëndetshëm dhe lehtësisht i tretshëm.

Përmbajtja e yndyrës në këtë lloj djathi është shumë më e lartë se në djathërat e tjerë, e megjithatë përmban më pak kolesterol sesa një kofshë pule ose një biftek viçi.

Është një përbërës i shkëlqyer për pjatat e dyta, veçanërisht nëse shoqërohet me perime.

Falë procesit të fermentimit, gorgonzola nuk përmban gluten apo laktozë dhe për rrjedhojë, është e përshtatshme për ata që janë intolerantë ndaj produkteve të qumështit.

E pasur me vitamina B2, B6, B12, të cilat janë jashtëzakonisht të rëndësishme për sistemin nervor dhe sistemin imunitar.

Për këto arsye, gorgonzola është kaq e njohur dhe e preferuar në të gjithë botën, si dhe është djathi i tretë më i rëndësishëm italian që nxirret nga qumështi i lopës.

Ku mund ta gjeni? 

Djathi gorgonzola nuk pordhohet në Shqipëri, por mund ta gjeni të paketuar në çdo supermarket në vend. Në një nga shitësit emarket.al mund ta porosisni me kilogramë në shtëpinë tuaj. 

Produkt nga emarket.al

Ky djathë kushton 1590 lek kilogrami dhe konsiderohet si i sigurtë për konsum edhe nëse jeni me dietë pasi përmban vetëm 358 kcal në 100 gramë./AgroWeb.org