674 0

3 Ngrohëset Më të Shitura te Që Mund t’i Blini me Ulje Këtë Muaj

Një nga investimet më praktike që mund të bëni këtë periudhë, por edhe për sezonin e ardhshëm.

Jemi në ditët e para të marsit dhe mund të mendoni se paisjet ngrohëse do t’i hiqni nga prizat për një kohë të gjatë, por moti duket se po rezervon ende temperature të freskëta.

Duka shtuar ditet e qëndrimit para këtyre paisjeve të vogla, por shumë të dobishme në shtëpi.

Ato zakonisht kanë përmasa të vogla, mund të merren kudo me vete nëpër shtëpi, zyre apo në çdo ambient dhe nuk shpenzojnë shumë energji.

Në një vëzhgim të AgroWeb në treg, këto janë 3 paisjet më të shitura në faqen zyrtare të dyqanit elektronik Aladini.al që mund t’i gjeni tani me ulje në  gjatë muajit mars.

Ngrohese Luxell LX-2820 M

Në faqen zyrtare të Aladini.al kjo ngrohëse renditet si më e shitura në vendim e parë. Ngrohësja Luxell LX, ka fuqi 1500 watt, përbëhet nga 2 shufra kuarz të cilat ofrojnë shpërndarjen e nxjetësisë në mënyrë uniforme.

Ajo ka përmasat 12.5 me 50.5 dhe ka sistem mbrojetje ndaj nxehtësisë së tepërt dhe punon me energji elektrike.

Mund ta kontrolloni për fazat e nxehtësisë me dy butona në anësore dhe kushton vetëm 1390 Lekë me ulje dhe ka 1 vit garanci.

Ngrohese Panel Fuego PN2500

Në numrin dy të ngrohseve më të shitura qëndron Fuego PN2500. Kjo ngrohtëse me panel ka 2500 Watt fuqi dhe rregullator nxehtësie. Ajo është rezistente ndaj pikave të ujit dhe nuk bën zhurmë.

Ky model ka butona fikje dhe ndezje si dhe 4 rrota të cilat e bëjnë të thjeshtë transportin e saj në shtëpi.

E veçanta e saj është se mund të montohet edhe në mur, si një kondicioner i zakonshëm.

Mgrohësja me Panel Fuego, kushton 5590 lekë me ulje dhe ka 1 vit garanci.

Ngrohësja e tretë që do t’ju sugjerojmë si më e shitura, është e markës Furgo modeli BPT2000B 4502L.

Kjo ngrohëse konsiderohet si një imitim i kondicionerit dhe vendoset në mur. Ka tre funksione bazë ventilimi ngrohës dhe vjen me telekomande për ta komanduar në distance dhe për të rregulluar sa më mirë temperaturën. Punon me 2000 W dhe ka përmasat 450×110 mm. Ky model kushton 5790 lekë në cmimin e tij të plotë.

E nëse asnjëra nga këto alternativa nuk përshtatet për ju, mund të zgjidhni një alternativë gjithnjë më të leverdishme siç janë versionet e vogla të markës Fuego FH04.

Të përshtatëshme për ambiente të vogla dhe portabël në çdo ambient që ju dëshironi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.