Brokoli dhe Patate – Receta e Shëndetshme që Duhet të Provoni

2.4k 0

Brokoli dhe patatet janë një pjatë e shijshme dhe ushqyese. Ideale për ditët e vjeshtës dhe dimrit, e cila mund të shërbehet si shoqërues i çdo pjate me mish ose peshk.

Nëse i shtohet djathë të bardhë dhe vezë të ziera fort, kthehet në një vakt të pasur, por në të njëjtën kohë të lehtë, e shkëlqyer për një drekë zyre ose një darkë të shpejtë për të gjithë familjen.

Zbuloni se si të përgatisni këtë recetë që AgroWeb.org sjell sot për ju duke ndjekur këshillat hap pas hapi.

Përbërësit

  • 400 g brokoli
  • 400 g patate
  • 1 thelpi hudhër
  • 1/2 gote verë e bardhë
  • Vaj ulliri
  • Kripë

Përgatitja

Lani patatet, qërojini dhe pritini në kubikë. Më pas skuqni lehtë hudhrën në një tigan me vaj ulliri dhe shtoni patatet duke i gatuar në zjarr të fortë për disa sekonda dhe duke i përzier shpesh. Shtoni verën e bardhë, ulni flaken dhe lëreni të avullojë.

Ndërkohë prisni brokolin në pjesë të vogla dhe bashkojini në tiganin me patate. Shtoni kripë për shije. Mbulojeni me kapak dhe vazhdoni gatimin në zjarr të ulët derisa të zbuten. Në fund mund të shtoni erëza sipas dëshirës, si piperi i kuq apo i zi./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.