Frymëmarrja nga Goja Mund t’ju Prishë Gjumin – Çfarë Mund të Bëni

3.4k 0

Ekziston një bazë shkencore shumë e fortë që tregon të gjitha efektet e dëmshme të frymëmarrjes me gojë, që nga sëmundjet e mishrat të dhëmbëve e deri tek çrregullimet metabolike.

Por jo vetëm! Hulumtimet kanë zbuluar se marrja frymë me gojë gjatë gjumit, ndikojnë edhe tek rrahjet e zemrës, duke sinjalizuar se trupi është në gjendje stresi.

Gjithashtu, është edhe një shkak i gërhitjes e cila çon në zhvillimin e apnesë së gjumit, gjendja ku ju pushoni së marri frymë për disa sekonda. Nga ana tjetër, frymëmarrja përmes gojës gjatë gjumit mund të çojë në lodhje gjatë ditës.

Çfarë e shkakton?

Ekziston një listë e gjatë arsyesh pse njerëzit marrin frymë nga goja gjatë natës. Megjithatë arsyeja më e zakonshme është nëse hunda juaj është e zënë.

Kjo mund të ndodhë nga alergjitë, nëse keni një septum të devijuar ose nga disa medikamente që mund të shkaktojnë bllokimin e hundës.

Në përgjithësi, kur shtriheni, enët e gjakut brenda hundës mbushen me gjak, gjë që shkakton ënjtje dhe shtrëngim.  E nëse nuk mund të merrni frymë lehtë përmes hundës, ka të ngjarë të hapni gojën për ajër.

Hapja e nofullave bën që gjuha të bjerë prapa, duke penguar rrugët e frymëmarrjes. Edhe nëse nuk keni apnea të gjumit, ose keni apnea të lehtë të gjumit, hapja e gojës e përkeqson situatën. Nëse zgjoheni me gojë të thatë ose me lodhje të vazhdueshme, ato mund të jenë shenja paralajmëruese.

Një tjetër tregues i apnesë së gjumit ose gjumit të shqetësuar është nëse ju vizitoni banjën disa herë gjatë natës. Frymëmarrja e ndërprerë streson zemrën, shpjegojnë mjekët, duke shkaktuar lirimin e hormoneve që ju bëjnë të prodhoni më shumë urinë.

Si të ndaloni frymëmarrjen me gojë

Filloni duke u kujdesur për hundën tuaj për të minimizuar mbingarkesën.

Shmangni të ngrënit afër kohës së gjumit, sepse lëngjet e stomakut mund të kalojnë në hundë, sinuse, veshë dhe gojë, duke shkaktuar mbingarkesë dhe inflamacion.

Ekspertët e shëndetit rekomandojnë të bëni shpëlarje të hundës me ujë me kripë./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.