Dita Ndërkombëtare e Mjedisit – Miqtë dhe Armiqtë e Rinj të Natyrës

990 0

Një hyrje e re i shtohet listës së gjatë të armiqve të mjedisit, si faktor me ndikim negativ në ndryshimet klimatike.

Mos drejtoni gishtin drejt asnjë industrie, sepse fajtorë mund të jeni vetë ju!

Në një artikull të publikuar nga LA Times renditen fakte të rëndësishëm, të cilët mund t’ju bëjnë të rimendoni dietën tuaj ushqimore, për ta bërë atë të shëndetshme jo vetëm për organizmin tuaj, por edhe për mjedisin.

Renditja e re

Një panel i përbërë nga shkencëtarë të mirënjohur të qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka sugjeruar se Piramida Ushqimore duhet të rikonceptohet.

Kjo duhet bërë për të ulur impaktin negativ që ka në klimë rritja e kafshëve për mish.

Ekspertët i shohin problemet klimatike të lidhura me dietën tonë ushqimore dhe shprehen se këto probleme nuk mund të zgjidhen vetëm duke ndërmarrë masa për karburantet fosile dhe energjinë.

Grupet e mbrojtjes së mjedisit dhe kafshëve e shohin rolin që mendohet se ushqimi luan në ndryshimet klimatike si një mundësi për të ndërgjegjësuar një numër sa më të madh njerëzish.

Sipas ekspertëve njerëzit i kushtojnë më shumë rëndësi çështjeve që lidhen me shëndetin e tyre personal, se sa atyre që lidhen me mjedisin apo mirëqenien e kafshëve.

Në këtë mënyrë këto grupe po shpresojnë të ecin përpara me këto çështje, duke i lidhur ato me dieta ushqimore të shëndetshme.

Një riorganizim i piramidës ushqimore duke patur parasysh ndryshimet klimatike do të ishte një hap i guximshëm.

Edhe pse organizata e Kombeve të Bashkuara po përpiqet të nxisë shtetet e ndryshme të rishohin politikat ushqimore, asnjë prej tyre nuk ka e kryer këtë.

Holanda pritet të jetë shteti i parë që do të publikojë këtë vit një tabelë të re që do të ilustrojë udhëzimet ushqimore.

Duke shpresuar që të japin një shtysë për qeveritë, grupet e avokimit, kanë rikonceptuar piramidat ushqimore.

Qendra për Ushqimin dhe të Ushqyerit e kompanisë Italiane Barilla e ka kthyer mbrapsht Piramidën Ushqimore që njohim të gjithë, për të krijuar piramidën e re të përmbysur, të quajtur Piramida e Mjedisit.

Në të dyja piramidat mishi listohet si ushqimi më pak i shëndetshëm dhe miqësor ndaj mjedisit.

Ndërkohë që ëmbëlsirat, edhe pse janë jo të shëndetshme për trupin, nuk kanë ndikim negativ për planetin.

Kur mendojmë mbi mënyrat e duhura se si mund të ulim ndikimin në mjedis, dietat ushqimore nuk janë të parat që na vijnë ndër mend, por ato luajnë një rol kryesor.

Informimi i publikut mbi këtë çështje është themelor dhe është një ndër mjetet kryesore për të arritur në zgjidhjen e problemit. AgroWeb.org/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.