Si Ndikojnë Filmat Tek Emocionet Tona? Çfarë thonë Psikologët

1.1k 0

“Hë se film është…” kjo është një nga shprehjet në dukje ngushëlluese të prindërve e miqve që shpesh e kanë të vështirë ta kuptojnë përse njeriu preket kaq shumë nga një film.

Shumë njerëz kanë lidhje të fortë me filmat, qofshin ato për dashurinë, vuajtjen apo frikën.

Kinemaja në vetvete, ka aftësinë dhe pushtetin që të ndikojë ndjenjat dhe emocionet e njeriut dhe askush nuk është imun prej saj.

Një film ka aftësinë të të kallë datën, të të lëjë pa gjumë, ta bëjë zemrën të rrahë, shpresën të çelë e sytë të lotojnë.

Çfarë Ndodh Në Tru Kur Ne Shohim Një Film?

Pikërisht kjo lidhje e fortë e emocioneve të njeriut me kinemanë i ka shtyrë ekspertët dhe psikologët të analizojnë rolin dhe lidhjen e njeriut me kinematografinë.

Ekspertët thonë se njerëzit e kanë shumë të lehtë të asociohen ose të vihen në vendin e protagonistit kryesor.

Nëse ata shohin që ky personazh është i mërzitur a i trishtuar, e kanë më të lehtë të trishtohen edhe vetë.

Pra mërzia në ekran reflekton mërzi në jetën reale.

Ky reflektim sigurisht që mundësohet edhe nga muzika, e cila mund të bëjë të qajë edhe njeriun më stoik.

Megjithatë, për fat të keq kjo nuk ndodh në rastin e lumturisë, pra një personazh i lumtur në ekran nuk ka ndikim aq të fortë në jetën reale, pra nuk na bën të lumtur.

Siç thonë ekspertët, në film dhe në jetën reale, gjëja më tragjike është se është më e lehtë t’i mërzisësh njerëzit se sa t’i bësh të lumtur,

Një aspekt tjetër i rëndësishëm është subkoshienca.

Truri ynë në subkoshiencë nuk e bën dot dallimin mes një përvoje reale dhe imagjinare.

Truri beson lehtësisht se njeriu e ka përjetuar një situatë të ngjashme me atë në film.

Kjo është arsyeja përse disa njerëz ndihen triumfatorë kur shohin filma me heronj sepse mendja e tyre i bën të besojnë se ia kanë dalë.

Ndjeshmëria Është Unike

Ka njerëz që nuk derdhin as edhe një pikë loti, sado dramatik të jetë filmi.

Përse ndodh kjo? Ekspertët e AgroWeb.org thonë se ndjeshmëria emocionale është unike tek çdo individ.

Njerëzitg ndikohen dhe preken nga filmat kur sjellin në kujtesë diçka që u ka ndodhur në të shkuarën dhe shijen e saj.

Pra ajo që ndodh në TV mund të ndezë dhe aktivizojë kujtime dhe përjetime që ju bëjnë më të brishtë.

Le të marrim rastin e filmit ‘Hachiko’ që tregon marrëdhënien e veçantë mes një burri dhe qenit të tij. I njëjti film mund të nxisë reagime të ndryshme tek njerëz të ndryshëm.

Ai mund ta bëjë të qajë dikë që sapo ka humbur një njeri të shtrenjtë, por mund të mërzisë edhe dikë që nuk ka ditur të vlerësojë qenin e tij./AgroWeb.org