Ministria e Financave ka zhvilluar një konsultim, duke iu referuar dhe ligjit organik të buxhetit dhe ligjit të politikave fiskale. Si vijimësi u organizua një takim me biznesin, duke parë dhe interesin për këtë drejtim.
Çështje e rëndësishme ishte ndarja e përgjegjësisë, mes ndërtuesit, blerësit dhe pronarit të tokës. Një problematikë kjo, që daton që prej vitit 2008.
Inspektorët e Drejtorisë së Tatimeve kanë nisur një fushatë informimi bizneset e vogla që hyjnë në skemën e TVSH-së.
Në kuadër të konsultave për paketën e re fiskale, qeveria ka menduar që edhe agrobiznesin ta motivojë.
Lehtësi fiskale për agrobiznesin
Gjatë takimit me Shoqatën e Ndërtuesve të vendit tonë, Ministri i Financave, Arben Ahmetaj tha se edhe agrobiznesi të përfitojë uljen e tatim fitimit, uljen e TVSH-së, dhe mos aplikimin e taksës së infrastrukturës për ndërtues dhe investitorë.
Kjo iniciativë e re ul barrën fiskale në tërësi për biznesin si dhe ul borxhin publik të shqiptarëve.
Ai shtoi se kryefjalë e qeverisë është përmirësimi i klimës së biznesit, duke qenë se dhe Progres raporti i Komisionit Europian e theksonte me forcë këtë.
Biznesi i vogël
Sa i takon biznesit të vogël, sipas ministrit të Financave, konsultat me qytetarët për mënyrën se si do funksionojë kjo skemë, janë në zhvillim e sipër.
Deri më sot, bazuar në raportin e DPT-së, janë kontaktuar 5 700 sipërmarrje të vogla, nga 9 975 biznese që do të preken nga deklarimi i TVSH-së.
Kjo fushatë ka si synim informimin e të gjithë sipërmarrjeve e vogla, pjesë e TVSH-së, deri më 14 korrik./Burimi:ATSH
Lini një Përgjigje