Qeveria lehtëson barrën fiskale në mbështetje të zhvillimit të agroturizmit.

Në këtë mënyrë synohet të sillet rivitalizimi i sektorit agroturistik në vendin tonë.

Uje e TVSH-së dhe Tatimit mbi fitimin

Zv.ministri i Bujqësisë, Dhimitër Kote u shpreh për ATSH-në se bizneset që regjistrohen dhe certifikohen si sipërmarrje agroturistike, përfitojnë uljen e TVSH-së në 6% dhe Tatimin mbi Fitimin në 5% nga 15% që është aktualisht.

Gjithashtu ky vendim përcakton standardet që duhen të plotësojnë sipërmarrjet që do të operojnë në sektorin e agroturizmit.

Ndërsa për ata që do të ndërtojnë struktura të reja akomoduese në këtë sektor, parashikohet të jenë të përjashtuar për 10 vjet nga taksa e ndikimit në infrastrukturë.

Subjektet që përfitojnë

Vendimi citon se, subjektet, që zhvillojnë veprimtari pritëse të klasifikuar si “agroturizëm”, duhet të ofrojnë, minimalisht, njërin nga shërbimet e mëposhtme:

  • Akomodim;
  • Ushqim dhe pije;
  • Veprimtari argëtuese/çlodhëse, të lidhura me fermën ose mjedisin përreth.

Vendoset kështu për të gjithë subjektet ekzistuese, që përdorin emërtimin agroturizëm, detyrimi që të aplikojnë brenda 6 muajve për çertifikimin e tyre./Burimi: ATSH