Nëse ka një moment të artë për agroturizmin në Shqipëri, ky moment është pikërisht tani.

Agroturizmi po shndërrohet në një mënyrë shumë interesante të kalimit të kohës, duke ofruar përvoja çlodhëse dhe argëtuese në banesat e vogla prej druri në mal, shijet tradicionale të ushqimit, verërat e ndryshme artizanale, frutat e zgjedhura vetë në pemë e çdo gjë që është larg stresit të përditshëm.

Të jesh turist në fermë po kthehet në mënyrën më të re të turizmit, apo thënë ndryshe jemi në kohërat më ideale të agroturizmit.

Por agroturizmi nuk është thjesht ushqim i shijshëm dhe verëra tradite; ai është një mundësi e përkryer investimi për këdo që e ka pasion, është mundësi e përkryer që fermerët të rrisin të ardhurat dhe të përmirësojnë kushtet e investimeve të tyre. Me pak fjalë është mundësi e përkryer për këdo që dëshiron.

Megjithatë agroturizmi nuk është shumë i përhapur në Shqipëri, megjithëse kërkohet kaq shumë si përvojë si nga turistët e huaj ashtu edhe nga ata shqiptarë.

Por me prirjen gjithnjë e më të madhe të konsumit të ushqimeve organike, Agroturizmi në Shqipëri po shndërrohet në një veprimtari tërheqëse dhe madje, magjepsëse.

Ka mundësi kudo.

Në fshatrat e Tiranës të huajt por edhe vizitorët vendas mund të kalojnë fundjava në ferma e pika agroturizmi, apo thjesht të bëjnë një pazar familjar Bio e të mbledhin vetë frutat e perimet.

Fermat në zonën e Beratit mund t’u ofronin vizitorëve një mundësi pjesëmarrjeje në aktivitetet e prodhimit të vajit.

Në Korçë mund të organizohen aktivitete për vjeljen e mollëve.

Zona e Sarandës mund t’u ofrojë turistëve mundësinë e zgjedhjes së mandarinave më të mira për tryezat e tyre.

Agroturizmi si biznes, nuk është aq i thjeshtë sa duket në pamje të parë. Duhet pasion, shumë punë por edhe financim. Cilat janë mundësitë?

Financimi i AgroTurizmit – Mundësi Për të Gjithë Deri në 3 Milionë Lekë Shpejt Dhe Pa Kolateral

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, bankat po i kthejnë sytë nga agrobiznesi dhe agroturizmi.

Kreditë me kushte lehtësuese, me interesa të ulëta e me mundësi shlyerje sipas ciklit të prodhimit janë ideale për këdo që dëshiron të investojë në bujqësi e agroturizëm.

Një prej ofertave më të fundit është ajo e Bankës Credins, e cila mbështet të gjithë ata që duan të investojnë në agroturizëm me kredi deri në 3 Milionë lekë me kushte shumë të favorshme që nuk duhen humbur dhe pa pasur nevojë për kolateral. Mund të klikoni këtu për më shumë informacion.

Në ofertën e saj dedikuar totalisht agroturizmit Banka Credins mbështet me financime për investime të reja në ndërtimin e ambienteve, investime në makineri dhe pajisje të reja, këshilla teknike dhe orientim për të bërë investimet e duhura si edhe kushte lehtësuese për aktivitetet e agroturizmit.

Në fakt, një nga problemet kryesore të kredive për agrobiznes e agroturizëm është pamundësia për shlyerje të kësteve të kredisë mbi baza te rregullta mujore, pasi cikli i prodhimit nuk të le shumë hapësirë që të kesh të ardhura gjatë gjithë vitit por kryesisht të grumbulluara në periudha të caktuara që lidhen me ciklin e prodhimit apo me periudhat më të favorshme të agroturizmit.

Ndaj kjo Bankë ka menduar edhe për këtë

Në ofertën e re jepet mundësia për të shlyer kredinë me këste te ç’rregullta në baze të ciklit të prodhimit. Thënë ndryshe, pagesa me te larta në bazë të periudhave kur të ardhurat janë më të mira për agrobizneset dhe agroturizmin dhe pagesa më të ulëta kur të ardhurat janë të tilla

Falë strukturave të dedikuara për produktet Agro dhe mbi të gjitha falë aprovimit të shpejtë të kredisë dhe normave atraktive te interesit, oferta e Credins është një nga më të favorshmet në treg për agroturizmin.

Banka lëvizëse më përfaqësuesit e Bankës Credins janë gjithnjë në terren, për të qenë sa më afër fermerëve të cilët nuk kanë mundësi të vizitojnë degët e bankës.

Sigurisht me hapjen e thirrjes për fondet IPARD II, në periudhën 30 tetor -16 dhjetor 2019, Banka Credins ofron kushte lehtësuese për fituesit e grantit IPARD (AZHBR) dhe projektit ‘100 fshatrat’.

Pse AgroTurizmi Është Mundësi e Artë Investimi

Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, investimet e deritanishme në fusha e bujqësisë dhe agroturizmit në vend janë të pakonsiderueshme, në krahasim me kapacitetet shumë të mëdha që ka Shqipëria.

Agroturizmi mund të jetë vërtetë miniera juaj e arit. Mund ta nisni me ato pak mundësi që keni, jo gjithmonë nevojitet shumë. Ju duhet vetëm pak kreativitet, një këshillim i mirë, një plan biznesi dhe financimi i zgjuar.

Agroturizmi është një investim tërheqës dhe tepër fitimprurës.

Mbi të gjitha zhvillimi i agroturizmit në ferma nuk kërkon investime marramendëse dhe krijime qendrash luksoze. Vizitorët nga qytetet e sidomos të huajt, do të vijnë pafund për të kërkuar thjeshtësi, origjinalitet, traditë dhe shije të mirë./AgroWeb.org