Bujqësia në Shqipëri – Nivelet e Punësimit

2k 0

Për gratë dhe burrat e moshës 15-64 vjeç mbizotëron punësimi në sektorin e bujqësisë dhe numri i burrave dhe grave që punojnë në këtë sektor është pothuajse i barabartë, 50.2% burra dhe 49.8 % gra.

Instituti i Statistikave publikoi sot “Burra dhe Gra” në Shqipëri, i cili synon të paraqesë të dhëna dhe fakte në fusha të ndryshme sociale dhe ekonomike në vend sipas gjinisë.

Në vitin 2018, sipas INSTAT-it, në sektorin bujqësor 42.3% e të punësuarve ishin gra.

Sektori i dytë që zë peshën më të madhe në punësimin e grave pas sektorit të bujqësisë është ai i administrimit publik, shërbimeve sociale, dhe aktiviteteve dhe shërbimeve të tjera, me 21.4%.

Për burrat, sektori i dytë që zë peshën më të madhe në punësimin e tyre është sektori i tregtisë, transportit, hotelerisë, shërbimeve të biznesit dhe administrative, me 29.6%.

Bazuar në vlerësimet e Anketës së Forcave të Punës, gjatë vitit 2018, numri i personave në forcën e punës është 1.404 mijë persona.

Femrat përbëjnë 43,7 % të forcës së punës dhe meshkujt 56,3 %.

Të punësuar janë 1.230 mijë persona, ku femrat përbëjnë 43,9 % të të punësuarve dhe meshkujt 56,1 %.

Numri i të papunëve vlerësohet të jetë 173 mijë persona, ndër tëcilët 42,3 % janë femra dhe 57,7 % janë meshkuj.

Shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës për popullsinë 15-64 vjeç është 68,3 %.

Për meshkujt e moshës 15-64 vjeç shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është 17,2 pikë përqindje më e lartë sesa për femrat.

Shkalla e punësimit për popullsinë 15-64 vjeç është 59,5 %.

Shkalla e punësimit për femrat është 52,4 % dhe për meshkujt 66,7 %.

Hendeku gjinor në punësim për këtë grup-moshë është 14,3%./Burimi:ATSh