Buxheti i Programit IPARD II – 24 Milionë Euro Financim Për Fermat Bujqësore

530 0
Në kuadër të programit IPARD II Banka ProCredit nënshkroi “Marrëveshjen e Bashkëpunimit” me Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Qëllimi i kësaj marrëveshje është mbështetja e agrobizneseve fituese nga programi IPARD II, të cilët do të nënshkruajnë kontratë me AZHBR-në.

24 milionë lekë është buxheti i Programit IPARD II në mbështetje të fermerëve që investojnë në fermat bujqësore.

Agjencia për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural (AZHBR) bën të ditur se, në thirrjen e dytë të aplikimit për fondet IPARD II, që hapet më 30 tetor 2019, do të mbështeten fermerët që duan të investojnë në Masa 1: “Investimet në asetet fizike të fermave bujqësore” me fokus të veçantë në sektorët: Qumësht, Mish, Fruta, Perime, Vresht përfitojnë 65% të vlerës së investimit.

Për Qeverinë programi IPARD II, është sfida më e madhe që i parashtrohet bujqësisë shqiptare dhe vështirësia qëndron në përthithjen e fondeve të këtij programi, gjë që kërkon kapacitete njerëzore dhe mjete financimi.

“Me buxhet total 24,05 milionë euro, me një minimum prej 10.000 euro dhe maksimum 500.000 euro. Përqindja e mbështetjes është 60% e totalit të shpenzimeve të pranueshme të investimit dhe 65% nëse investimi bëhet nga një fermer i ri (nën 40 vjeç), 70% për investimet në zonat malore”, bën të ditur AZHBR./Burimi: ATSH/