Ekspertët e CBS Po Ndihmojnë Agrobizneset të Përfitojnë nga Grantet e IPARD II

374 0

Fondet IPARD të ofruara nga Bashkimi Europian janë mbështetja më e madhe për financimin e sektorit të bujqësisë në Shqipëri. Këtë vit, nga grantet IPARD ofrohen 29.1 milion euro mundësi financimi dhe fermerët mund të aplikojnë duke nisur nga sot, data 10 Dhjetor 2020 deri më 25 Janar 2021.

Por pavarësisht kësaj mbështetjeje, shumë fermerë që kërkojnë të hapin një aktivitet në sektorin e bujqësisë apo ta zgjerojnë atë përmes aksesit në grante, hasin vështirësi në fazën e aplikimit duke mos patur mundësi të përfitojnë financim.

Ergent Pire, Menaxher i Shërbimeve për Agrobiznesin në kompaninë e konsulencës, CBS (Creative Business Solutions) thotë se aplikimi në skemën e granteve IPARD II është një procedurë mjaft komplekse dhe intensive që kërkon përfshirjen e shumë aktorëve njëkohësisht. Sipas tij, këtu përfshihen, agronomë, inxhinierë, arkitektë, ekonomistë etj dhe koordinimi i këtyre aktorëve është vendimtar për të arritur në një dosje aplikimi të plotë dhe cilësore.

Gjatë dy thirrjeve të para të programit IPARD II pati një interes të lartë për investime dhe u kontraktua një pjesë e mirë e fondeve në dispozicion. Megjithatë ka pasur edhe shumë skualifikime për shkak të cilësisë së dobët dhe gabimeve madhore në dosjen e aplikimit.

Ky proces tregon rëndësinë që ka mbështetja këshillimore që duhet të marrin fermerët e interesuar në ndjekjen e të gjitha fazave të aplikimit, në mënyrë që t’i përfitojnë këto fonde. Fillimi sa më i hershëm i përgatitjes së dokumentacionit është faktor i rëndësishëm.

Mbështetja Këshillimore për Aplikime të Suksesshme

Zyrat e konsulencës luajnë një rol shumë të rëndësishëm në shpjegimin e detajuar të kritereve të programit të grantit dhe mbështesin aplikantët për të përcaktuar saktë planin e tyre të investimit.

“Fermat dhe agrobizneset që synojnë të dorëzojnë një aplikim të suksesshëm pranë skemës së granteve IPARD duhet të punojnë ngushtë me një zyrë konsulence të specializuar, përndryshe gjasat për sukses do të jenë mjaft të ulta.

Pothuajse të gjitha aplikimet që kemi asistuar në dy thirrjet e para duke respektuar standardet dhe kriteret e përcaktuara kanë rezultuar të suksesshme Aktualisht ne jemi duke mbështetur klientët tanë me përgatitjen e dosjeve për aplikim dhe më pas ndjekim procesin deri në rimbursim.” shprehet Pire.

Tjetër element i rëndësishëm, i konfirmuar nga Pire është lehtësia që programi IPARD u ofron aplikanteve, pasi kostot e konsulencës janë të rimbursueshme dhe llogariten si pjesë e të gjithë investimit të aplikantit.

Kompania e konsulencës për zhvillim ekonomik, Creative Business Solution mbështet prej 7 vitesh agrobizneset të zgjerojnë biznesin e tyre duke përfituar akses në financim. Nga dy thirrjet e para të IPARD, CBS mundësoi aplikime të suksesshme në vlerën mbi 10 milion euro investime nga këto grante.

Kush Mund të Përfitojnë nga Thirrja se 3-të e IPARD

Masa 1: Investimet në Asete fizike në Fermat Bujqësore

  • Qumësht
  • Mish
  • Fruta-Perime
  • Vresht

Masa 3:

”Investime në asete fizike për përpunimin dhe tregtimin e produkteve bujqësore dhe të

peshkimit

  • Përpunimi i Frutave dhe Perimeve

Nëse doni të nisni një biznes të ri në sektorin e bujqësisë, apo nëse doni të zgjeroni agrobiznesin tuaj përmes aplikimit për fondet e IPARD, për më shumë informacion dhe mbështetje këshillimore shkruani në info@cbs.al ose ergent.pire@cbs.al.