Forumi i Agrobiznesit Shqipëri-Turqi: Nxitje bashkëpunimit

297 0

Forumi i Agrobiznesit Shqipëri-Turqi u organizua në Tiranë, me pjesëmarrjen e ministrit të Bujqësisë Edmond Panariti dhe atij turk të Bujqësisë, Ushqimit dhe Blegtorisë, Faruk Çelik .

Të pranishëm ishin zyrtarë të lartë të dy vendeve, përfaqësues të 49 kompanive turke që aktivitetin e tyre e kanë të lidhur me bujqësinë, agroturizmin, përpunimin e produkteve bujqësore si dhe sipërmarrës potencial të këtij sektori nga zona të ndryshme të Shqipërisë.

Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave Edmond Panariti, u shpreh se ky forum do t’i japë një shtysë të mëtejshme marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Turqisë.

“Detyra jonë si politikanë është të shfrytëzojmë këtë klimë të përshtatshme miqësore mes dy vendeve për të rritur marrëdhëniet tona tregtare. Duhet të dimë që ne kemi një komunitet të mirë në Turqi të cilët kanë ndikuar pozitivisht për marrëdhëniet mes dy vendeve, ashtu sikurse kanë ndikuar figura tona kombëtare në këto marrëdhënie në të kaluarën”, tha Panariti.

Ai shtoi se sfida e përbashkët mbetet çuarja përpara e marrëdhënieve të bashkëpunimit të frytshëm në fushën e bujqësisë.

Kreu i Bujqësisë shqiptare, vuri theksin në aspiratën e Shqipërisë për t’u integruar në Bashkimin Evropian, por njëkohësisht nënvizoi edhe forcimi i marrëdhënieve të bashkëpunimit me vendet fqinje dhe veçanërisht me Turqinë, janë shumë të rëndësishme, tha ai.

Panariti e cilësoi Forumi i Agrobiznesit Shqipëri-Turqi, shumë të rëndësishëm për pjesëmarrjen e gjerë, që sipas tij, do të jetë shumë i suksesshëm. Ministri Panariti falënderoi Turqinë për ndihmën e dhënë gjatë përmbytjeve dhe shprehu mbështetjen për forcimin e bashkëpunimit.

Ndërsa ministri Çelik duke marrë fjalën, shprehu falënderime për mikpritjen dhe tha se, është i lumtur që ndodhet në një forum të tillë, raporton agjensia e lajmeve ATSH.

“Marrëdhëniet e mira mes dy vendeve i kanë rrënjët të hershme dhe në shumë fusha”-tha ai.

“Gjatë vizitës së Presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishani në Ankara më 21 dhjetor 2016, Presidenti jonë Recep Tayyip ErdoÄŸan, më ngarkoi me punë për të rritur bashkëpunimin mes dy vendeve në fushën e bujqësisë. Ndërkohë ekipet tona të ekspertëve janë takuar ditën e djeshme dhe kanë nxjerrë në pah një plan masash veprimi. Edhe gjatë ditës së sotme unë me homologun tim do të bisedojmë rreth këtyre çështjeve. Presidenti jonë na ka vënë një plan për të rritur shkëmbimet tregtare mes dy vendeve në 1 miliardë dollarë”, ka thënë Çelik. Ai më pas duke folur për shkëmbimet aktuale tregtare ka thënë se vetëm 11 për qind e shkëmbimeve tregtare që kapin vlerën e 326 milionë dollarëve janë në fushën e bujqësisë.

Çelik tha se duke u mbështetur në përvojën dhe mundësitë e dy vendeve, beson se bashkëpunimi në fushën e bujqësisë do të rritet ndjeshëm dhe se vetë ai do të ndjekë këtë çështje. Ai theksoi gjithashtu se duke parë shifrat e tregtisë së dy vendeve duket që marrëdhënia mes Turqisë dhe Shqipërisë është e ulët dhe për këtë, sipas tij, dy vendet duhet të punojnë më shumë.

Agjensia e lajmeve ATSH shkruan se kreu i Bujqësisë turke bëri një panoramë të zhvillimet në fushën e bujqësisë në Turqi, duke nënvizuar faktin se, në saje të reformave dhe stabilitetit kohët e fundit në Turqi, vendi i tij është bërë fuqia më e madhe bujqësore në Evropë. Në vijim ai ka shtuar se është i bindur që dy vendet do të rrisin bashkëpunimin në këtë fushë.

Çelik tha se Turqia organizon muajin e ardhshëm Forumin e Agrobiznesit në Antlaya me pjesëmarrjen e 54 ministrave të bujqësisë nga vendet e Afrikës./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.