Frikë Për Të Shpenzuar, Shqiptarët Të Kursyer Edhe Në Mars

239 0

Pasiguritë nga pandemia vijojnë të shkaktojnë pasiguri për xhepat e shqiptarëve, të cilët edhe gjatë muajit mars u treguan të kursyer. Të dhënat e Institutit të Statistikave fiksuan inflacionin shënoi 1.4 për qind, gjatë muajit të kaluar, pa ndonjë ndryshim të theksuar me shkurtin.

Një sërë masash të vendosura nga ekspertët e shëndetësisë, duket se kanë ndikuar drejtpërdrejt në mënyrën se si dhe ku kanë shpenzuar shqiptarët. Kështu, shpenzimet në arsim, argëtim e kulturë nuk kanë regjistruar vlera pozitive, për shkak të masave në shkolla, kinema, teatro etj. Nga ana tjetër, grupi i veshjeve dhe këpucëve po përjeton krizë prodhimi dhe konsumi.

Ndërkohë, rritja më e madhe e çmimeve është vënë re në grupin e ushqimeve dhe transportit, por edhe kafenetë e restorantet kanë pasur impakt në normën pozitive të inflacionit.

Sa i përket krahasimit me vendet e tjera të Europës, rritja e çmimeve të konsumit në Shqipëri gjatë marsit rezulton nën mesataren e Bashkimit Europian, që fiksohet pranë 1.7%. Shqipëria renditet në vendin e 16-të në Europë sa i përket rritjes së çmimeve të konsumit, duke u konfirmuar për të disatin muaj me radhë në pozita të qëndrueshme./Burimi:EuroNews