Sektori i fruta-perimeve po përjeton një bum prodhimi dhe eksportesh prej disa vitesh tashmë. Nxitja e prodhimit nëpërmjet shtimit të sipërfaqeve të kultivuara dhe investimet në ngritjen e pikave moderne të grumbullimit të produkteve të cilat janë të destinuara për eksport kanë ndikuar në një rritje eksponenciale të eksporteve në vitet e fundit.

Investimet kanë rritur ndjeshëm efiçencën e zinxhirit të vlerës dhe kanë përshpejtuar rrjedhën e produktit nga fermat prodhuese në tregjet e eksportit.

Mbështetja e investimeve në këtë sektor nga BE dhe Qeveria Shqiptare pritet të jetë akoma më e madhe në vitet e ardhshme dhe Shqipëria ka të gjithë potencialin për t’u shndërruar në një eksportues të rëndësishëm të perimeve të freskëta në Europë dhe jo vetëm.

Potenciali i eksportit të fruta perimeve do të jetë akoma me i madh nëse do të orientohen në tregje me vlerë të lartë.

Megjithatë, ekzistojnë një sërë faktorësh që pengojnë dhe ngadalësojnë hyrjen e produkteve shqiptare në tregje europiane, një ndër to edhe mungesa e certifikimeve me standarte ndërkombëtare si GLOBAL G.A.P.

Pse duhet të aksesojmë tregjet europiane?

Shumica e eksporteve Shqiptare  janë të orientuara kryesisht drejt tregjeve të hapura kryesisht në vendet e Ballkanit si Serbi, Kosovë, Mali i Zi, Bosnje Herzegovinë, dhe Maqedoni.

Këto vende janë lehtësisht të arritshme nga eksportuesit shqiptarë, pasi kërkesat mbi cilësinë dhe sigurinë ushqimore janë më të ulëta krahasuar me tregjet e zhvilluara Evropiane dhe në pjesën më të madhe të rasteve nuk kanë kërkesa specifike që lidhen më standardet e marketingut (paketim, brandim, etiketim, kalibrim, etj.).

Por nga ana tjetër, çmimet që arrihen në këto tregje janë mjaft të ulëta krahasuar me tregjet e zhvilluara perëndimore. Për të ilustruar këtë fakt shikoni më poshtë çmimet mesatare të importit të domates nga vendet e rajonit krahasur me dy nga importuesit më të mëdhenj në Evropë të domates Gjermania dhe Franca.

Çmimi mesatar i importit të domates (USD)

Burimi: Unstat Comtrade

Gjithnjë e më shumë tregjet kërkojnë standarte dhe certifikim të produktit nga prodhuesit. Megjithatë certifikimi është një sfidë jo e lehtë për prodhuesit individual. Vështirësitë lidhen me mungesën e burimeve të mjaftueshme, njohurive teknike dhe fondeve të nevojshme. Gjithashtu ata konkurojnë me prodhuesit e mëdhenj komercial përsa i përket volumeve të prodhimit dhe aksesit në tregje.

Por edhe për prodhuesit e mëdhenj hasin vështirësi në zhvillimin e një strategjie të mirëfillte marketingu dhe kostot e inputeve dhe lëndëve të para janë një shqetësim real për ta.

Si mund t’i akesojnë produktet shqiptare këto tregje

Fermerët në Shqipëri nuk janë shumë të organizuar në koperativa-SHBB (shoqeri të bashkëpunimit bujqësor) dhe e kanë jo të lehtë për tu certifikuar në grup GlobalG.A.P. Por eksportuesit të cilët kanë interesin për të hyrë në tregje të reja me vlerë të lartë dhe me produkte të certifikuara GlobalG.A.P mund të asistojnë fermerët për tu certifikuar në grup. Në shumë raste eksportuesit orientojnë dhe manaxhojnë grupe fermerësh në prodhimin e produktet. Në këtë drejtim eksportuesi që menaxhon grupin e fermërëve mund ti asistojë ata duke ngritur një qëndër menaxhimi të cilësisë sipas kritereve të GlobalG.A.P duke trajnuar, inspektuar dhe audituar grupin e fermereve  në respektimin e standarteve të GlobalG.A.P. Në fund të këtij procesi Eksportuesi certifikohet sebashku me grupin e fermereve.

Një zgjidhje e shkëlqyer për prodhuesit është certifikimi GlobalG.A.P në grup fermerësh. Aktualisht, sipas statistikave te GlobalG.A.P në mbarë botën rreth 70% e prodhuesve të çertifikuar me GlobalG.A.P janë të organizuar dhe çertifikuar në grup, dhe sipas GlobalG.A.P kjo praktikë funksionon në mënyrë perfekte prej më shumë se 10 vitesh tashme në vende të ndryshme.

Me certifikimin në grup fermerët nuk reduktojnë vetëm kostot e certifikimit por:

  • Rrisin ndjeshëm cilësinë e produkteve
  • Lidhin kontrata afatgjata në tregje të reja duke garantuar cilësi dhe sasi;
  • Shesin me çmime më të larta në vende të zhvilluara Europiane;
  • Rrisin sigurinë dhe besueshmërinë ndaj klientëve duke përmirësuar imazhin e tyre

Duke pasur parasysh bujqësinë e fragmentarizuar në Shqipëri me fermë mesatare 1.2 ha e ndarë në 3-4 parcela të ndryshme, certifikimi në grup është alternativa e vetme e qëndrueshme për të nxitur bashkëpunimin dhe promovuar eksportet në tregje të zhvilluara perëndimore.

Për realizimin e këtij procesi  shumë eksportues kanë nevojë për ndihmën e konsultentit i cili asiston stafin e eksportuesit dhe grupin e fermerëve gjatë gjithe procesit deri në certifikimin GlobalG.A.P në grup.

Çertifikimi me standardin GlobalG.A.P në grup i mundëson eksportuesit dhe grupit të prodhuesve të ruajnë standartin, të ulin kostot dhe sëbashku të fillojnë të furnizojnë furnitorët e rrjeteve të supermarketeve në Europë të cilët kanë kriter të parë certifkimin GlobalG.A.P. Këto tregje të mëdha ofrojnë marzhe me të larta fitimi , me shumë qëndrueshmëri, diversifikim të riskut dhe mundësi për tu rritur eksportet pasi janë tregje të mëdha.

 

Konsulenca pranë fermerit: Shembull suksesi i sinergjive mes palëve në agrobiznes

Gjatë  2020 Creative Business Colutions ka trajnuar stafin dhe ekspertet direkt nga Akademia GlobalG.A.P për të mundësuar asistencën në certifkimin GlobalG.A.P në grup një model i ri në Shqipëri.

Në bashkëpunim me eksportues të mëdhenj, Creative Business Solutions asistoj gjatë vjeshtës së vitit 2020, tre  eksportues të cilët  menaxhonin 3 grupe prodhuesish (rreth 35 fermerë) në rajonin e Beratit për të çertifikuar domaten, kastravecin dhe specin me qëllim eksportin në vende të Zhvilluara Evropiane.

Menjëhere pas certifikimit në grup të eksportuesit sëbashku me grupet e fermerëve, eksportuesit fituan akses në një volum të madh produktesh të çertifikuara, duke iu mundësuar lidhjen e kontratave afatgjatë për shitjen e produkteve në vende të zhvilluara si Gjermani, Austri, Çeki, Hollandë etj.

Ky model i ri biznesi dhe bashkëpunimi me fermerët ka rritur ndjeshëm fitimet për të gjitha palët e përfshira. Eksportuesit pas kësaj eksperience dhe krahasimit të kostove dhe përfitimeve, po shtojnë numrin e fermerëve për tu certifikuar në grup dhe që do të certifikohen në sezonin e ardhshëm. Pas kësaj eksperience një numër i madh fermerësh dhe eksportues kanë kontaktuar CBS dhe janë interesuar pëër certifikimin në grup GlobalG.A.P.

Për të gjithë grupet e fermerëve apo eksportues që dëshirojnë të organizojnë fermerët e tyre në grupe për të përfituar certifikatën GlobalG.A.P dhe për të marrë këshillim kërkesat e tregjeve të zhvilluara Europiane dhe strategjitë për tu futur në këto tregje kontaktoni:

 

Ergent Pire

Menaxher i Shërbimeve për Agrobiznesin

Email: ergent.pire@cbs.al

Telefon: 0676041380

Lulëzim Kadiasi

Ekspert i Standardit GlobalG.A.P

Email: lulezim.kadiasi@cbs.al

Telefon: 0696031308