Italia, partneri kryesor tregtar i Shqipërisë në 5 vitet e fundit

287 0

Gjatë periudhës 2012-2016 eksportet me vendet e Bashkimit Europian kanë zënë mesatarisht 76,6 % të eksporteve gjithsej.

Ndërkohë, sipas raportit të Institutit të Statistikave, (INSTAT) për periudhën 2012-2016, eksportet me vendet e CEFTA-s (Maqedonia, Mali i Zi, Bosnjë-Hercegovina, Serbia, Kosova dhe Moldavia) zënë 12,4 % të eksporteve.

Partneri tregtar kryesor në eksporte me Shqipërinë, ka qënë Italia. Gjatë periudhës pesëvjeçare eksportet me Italinë zënë mesatarisht 51,0 %, ndjekur nga Kosova me 7,5 %, Spanja me 6,8 %, Greqia me 3,9 %, etj.

Ndërkohë, importet nga vendet e BE, zënë mesatarisht 62,7 % të importeve gjithsej dhe importet nga vendet e CEFTA-s zënë 7,3 % të importeve.

Partneri tregtar kryesor në importe me Shqipërinë, ka qënë Italia. Gjatë periudhës pesëvjeçare importet me Italinë kanë zënë mesatarisht 30,8 %, ndjekur nga Greqia me 8,7 %, Kina me 7,5 %, Turqia me 7,0 %, etj. Burimi: ATSH

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.