Shqipëria ka kushte klimaterike dhe toke shumë të përshtatshme për zhvillimin e vitikulturës.
Kultivimi i vreshtave është gjerësisht i përhapur dhe një burim i rëndësishëm i të ardhurave dhe vetëpunësimit për një numër të madh të fermave bujqësore.
Kultivimi i rrushit bëhet në mënyrë tipike në dy lloje parcelash: me vreshta dhe me pjergull.
Llojet e Prcelave më të Përhapura
Arrijnë mbi 300 mijë numri i fermerëve që kultivojnë rrushin në vreshta dhe pjergulla.
Rrushi i pjergullave kultivohet kryesisht për përdorim familjar: i freskët, ose i përpunuar në formën e verës dhe pijeve alkoolike.
Sipërfaqja e Mbjellë me Vreshta në Territorin Shqiptar
Ndërkohë që sipërfaqja e mbjellë me vreshta është rritur ndjeshëm vitet e fundit në mbi 10.000 ha.
Sipas statistikave të bujqësisë, rreth dy të tretat e fermerëve kultivojnë sipërfaqe deri në 0,2 ha.
Fermat më të vogla kanë një qasje të kombinuar, një pjesë e rrushit është i destinuar për shitje (i freskët, ose i përpunuar në formën e verës apo rakisë) dhe një pjesë për konsum vetjak.
Mbi 17 mijë ferma kanë vreshta me sipërfaqe mbi 0,2 ha, gjë që tregon për një lloj niveli specializimi.
Si kultivarët e pjergullave, ashtu edhe sipërfaqja me vreshta kanë qenë në rritje, por shkalla e rritjes së vreshtave dhe i prodhimit përkatës është shumë më i shpejtë edhe për shkak të disponueshmërisë së skemave të mbështetjes për ngritjen e vreshtave të reja.
Gjatë viteve të fundit sipërfaqja e vreshtave është rritur me mbi 1 mijë ha.
Zonat e Prodhimit të Rrushit në Shiqipëri
Zonat kryesore të prodhimit të rrushit gjenden mes kodrave dhe bregdetit të Shqipërisë Qendrore. Fieri, Berati, Elbasani dhe Vlora, janë qarqet me përqindjen më të madhe të prodhimit; këto katër qarqe japin më shumë se gjysmën e prodhimit vendas të rrushit.
Sot prodhimi vendas i rrushit dominon furnizimin e tregut vendas si me rrush tavoline, ashtu edhe me atë për përpunim.
Ndërkohë që importet kanë rënë në mënyrë domethënëse nga viti në vit./Burimi:ATSh