Midhja e Butrintit Një Mundësi Unike Për Eksport

880 0

Kultivimi i midhjes në Liqenin e Butrintit, në Jug të Shqipërisë, është një traditë shumë vjeçare. Por sipërmarrësit thonë se hapja e eksportit të bllokuar prej gati 20 vitesh do të rriste interesin dhe mundësitë për më shumë fitime ekonomike për dhjetëra familje. Kohët e fundit një prej kultivuesve ka krijuar buzë liqenit “Shtëpinë e midhjeve”, për të nxitur edhe tregun turistik.

Buzë Liqenit të Butrintit, në Jug të Shqipërisë, ku kultivohet midhja në një traditë shumëvjeçare një sipërmarrës vendas ka vendour të ngrejë edhe një shtëpi të saj. Hysen Mane, i cili prej tridhjetë vitesh ia ka kushtuar aktivitetin e tij kultivimit dhe tregëtimit të midhjes tani synon të tërheqë edhe interesin e vizitorëve.

Duke qenë një terren i virgjër ky vend , u mundova t`ia shtoj bukurinë, ti shtoj produktshmërinë cdo centimetri toke. Kam mbjellë të gjitha pemët e mundshme që rriten këtu dhe mjedisi krijon një qetësi të paparë shiprtërore. Turistët, kur vijnë këtu tek “shtëpia e midhjes “ që e emërtuam, iu duket si shtëpia e tyre”, thotë ai.

Shtëpia e midhjes duket se nuk është ndikuar nga pandemia ashtu si edhe prodhimi midhjes është i mbarë këtë vit, thotë Hyseni. Por kultvuesit e midhjes në Liqenin e Butrintit kanë mjaft probleme për të cilat duhet ndërhyrja e strukturave shtetërore.

Pandemia ka punën e saj, ne kemi punën tonë. Prodhimi i midhjes, deri tani që flasim, ka qenë i mbarë. Megjithatë rezerva kemi sepse kërkojmë me ngulm nga strukturat e shtetit të thellohet Kanali i Vivarit që lidh detin me Liqenin e Butrintit .Kjo është urgjente sepse temperaturat sa vijnë dhe rriten dhe kjo sjell zhdukjen e oksigjenit në Liqenin e Butrintit.

Një nga problemet më të mëdha të kultivuesve të midhjes është bllokimi i eksportit drejt vedneve të Be-së të cilat kanë kërkuar garanci të larta sanitare për lejimin e depërtimit të molusqeve shqiptare në tregjet europiane.

Deri në vitin 1994 midhja shqiptare ekportohej 99 % në Itali dhe qe e preferuara e të gjithë Europës. Në 94 thanë që ra kolera në Shqipëri dhe u penalizuam për mos-eksportimin e midhjes. Që nga ky vit nuk shoh dritë jeshile për ekport. Midhja e Liqenit të Butrintit arriti para viteve 90-te në 6500 tonë prodhim, ndërsa sot do të ishte 60 mijë tonë, por po bëjmë pas”, thotë zoti Hysen Mane.

Impiantet e kultivimit të midhjeve prej vitesh nuk janë përmirësuar thotë zoti Mane ndërkohë që sipas tij edhe kultivuesit duhen mbështetur me sumbvencione.

Ne duhet të kemi sumbvencione nga shteti shqiptar për rigjenerimin e këtyre impianteve sepse kanë që nga viti 60-te e deri sot pa vënë dorë. Këto kërkojnë që strukturat shtetërore të bëjnë projekte dhe ai që i zbaton duhet të monitorohet”.

Zoti Mane ka rreth 30 të punësuar për sipërmarrjen e tij, por ai thotë se kapaciteet e prodhimit mund të shtohen. Brenga më e madhe e Hysenit është largimi të rinjve ndonëse ai është përpjekur që në sipërmarrjen e tij të afrojë të rinj nga zona të ndryshme të Shqipërisë që gjatë verës punojnë dhe strehohen në “shtëpinë e midhjes”.

Shtimi kapacitetit të midhjes është para për arkën e shtetit, është mirëqënie në popullatën këtu, frenon të rinjtë të ikin jashtë vendit.Pse djali im të ikë në Itali ,Gjermani, do thuash do marrë para më shumë, por kur është këtu me babanë e tij ,me djalin e tij ,me familjën është kënaqësia më e madhe e jetës”, thotë ai.

Agjensia Amerikane për Zhvillimin Ndërkombëtar USAID ka mbështetur herë pas here aktivitete për të nxitur këta prodhues të vegjël por edhe promovimin e midhjës e cila ciëlsohet si “mbeetëresha e Liqenit të Butrintit. Sipas vlerësimeve zyrtare Butrinti ka një mundësi në prodhimin e mbi 10,000 tonë midhjeve në vit./Burimi:VOA