Pasojat e pandemisë, 26% e bizneseve kaluan në status pasiv në janar-shkurt 2021

224 0

Pandemia e COVID-19 vazhdon të ketë pasoja tejet negative në ekonominë shqiptare.

Muajt e parë të vitit ku pati një rritje të përhapjes së virusit dhe vdekshmërisë sollën një rritje me 26% te bizneseve që kaluan në status pasiv.

Në Tiranë, në janar-shkurt kanë kaluar në status pasiv 934 subjekte, me një rritje prej 12% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Në Berat, bizneset e mbyllura janë rritur me 140% në dy muajt e parë të këtij viti, në raport me janar-shkurt të 2020-s.

Berati rezulton dhe qyteti që po e vuan më shumë pasojat e pandeminë në këtë fillim viti.

Në Fier, mbylljet janë rritur me rreth 58%, në Vlorë, me mbi 52%. Shkodra, e cila përgjatë 2020-s ka shënuar rritjen më të madhe të bizneseve të mbyllura, e ka vijuar tendencën negative dhe në janar e shkurt  me +51%

Saranda e Durrësi po shënojnë gjithashtu falimentime të larta me rritje përkatësisht 45.2% dhe 34%./Burimi:EuroNews