Një kompani në Elbasan, e cila prodhon dezinfektantë dhe detergjentë të certifikuar nga BE.
Kompania eksporton në shtete si Kanada, Gjermani, Itali, Kosovë.
“Me punën që bëni ju këtu në kushtet e pandemisë që duhen sa më shumë dezinfektantë është një gjë shumë e mirë, por fakti se nga këtu prodhohet edhe për Gjermani dhe Kanada është një gjë e paimagjinueshme”, shprehet Balla.
Ai theksoi se “pandemia ka përshtatur një pjesë të kompanive që të spostojnë prodhimin e tyre”.
“E rëndësishme është që kemi prodhim vendas për të përballuar nevojat që ka tregu. Ajo që më vjen mirë është që në Elbasan po zhvillohen dita-ditës shumë linja prodhimi në shumë sektorë të ndryshëm. Ajo që më vjen mirë është që për sipërmarrësit marr vlerësime pozitive nga zyrat e shtetit që kanë marrëdhënie me ju”, tha ai./Burimi:ATSH