Produktet “Made in Albania” eksportohen në 82 vende të botës

419 0

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Milva Ekonomi deklaroi se falë investimeve gjatë viteve të fundit Shqipëria sot ofron produkte bujqësore me cilësi sipas standardeve europiane.

“Falë investimeve të kryera vitet e fundit, Shqipëria ofron produkte bujqësore me cilësi sipas standardeve europiane. Sot produktet “Made in Albania” eksportohen në 82 vende të botës. Ndër shumë pika të grumbullimit në vendin tonë, 11 prej tyre mbajnë certifikatën Global GAP”, tha Ekonomi.

Në videon e publikuar nga Ekonomi thuhet se, “Shqipëria njihet për tokën e begatë, për resurse natyrore të panumërta dhe prodhimtari me vlera ushqyese të larta. Në Shqipëri operojnë dhjetëra pika grumbullimi fruta-perimesh me standarde europiane, ku 11 prej tyre mbajnë certifikatën Global GAP e cila ju mundëson eksportin në Europë. Këto kompani garantojnë produkte me cilësi të lartë, autentike të tokës shqiptare dhe të sigurta për t’u konsumuara në çdo familje, Bashkëpunimi mes fermerëve dhe subjekteve vazhdon të jetë një hallkë kyç. Sot janë 114 fermerë të certifikuar me Global GAP. Shumë kompani janë përfituese të financimeve të skemës kombëtare dhe programit IPARD”./Burimi:Ata