Rritet Eksporti i Prodhimeve të Detit – Llojet Më Të Kërkuara të Peshkut

605 0

Sektori i peshkimit ka rezultuar me ecuri pozitive gjatë tremujorit të parë të këtij viti, ndonëse në kushtet e masave kundër COVID-19 që janë përfshirë shumë vende.

Sipas statistikave zyrtare, eksportet e prodhimeve të detit në 3-mujorin e parë 2020, vetëm për qytetin e Vlorës kapën shifrën 214 tonë, kundrejt 110 tonë që shënoi eksporti i peshkimit në këtë rajon në 3-mujorin e parë 2019.

Sipas të dhënave, janë eksportuar në këtë tremujor rreth 550 tonë peshk kocë, 100 peshk levrek dhe pjesa tjetër prodhime të ndryshme deti, si karkaleca, kallamarë, etj.

Gjermania dhe Italia vijojnë të jenë destinacionet kryesore të eksporteve shqiptare të peshkut, ndërkohë që vijon normalisht edhe furnizimi i tregjeve të vendit me peshk e fruta deti, në kushtet e masave kundër COVId-19./Burimi:ATSH