Viti 2020 – Mbi 2400 hektarë më shumë sipërfaqe të mbjella

484 0

Mbështetja financiare e qeverisë përmes Skemës Kombëtare të mbështetjes në Bujqësi 2020 ka dhënë impakt të drejtpërdrejtë në rritjen e prodhimit bujqësor dhe të eksporteve nga ky sektor.

Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural, bën të ditur se statistikat që vijnë nga sektori i bujqësisë janë me trend pozitiv në rritje progresive.

AZHBR është patjetër një katalizator dhe mobilizues fondesh.

“Falë mbështetjes nga Skema Kombëtare, sot kemi mbi 2400 hektarë më shumë sipërfaqe të mbjella, kemi subvencionuar ndër vite 2 milionë krerë gjedhë dhe të imta, 530 mijë koshere bletësh, janë subvencionuar 22 mijë tonë pika grumbullimi e dorëzimi fruta-perime si dhe janë subvencionuar 46 mijë tonë qumësht i grumbulluar nga blegtorë e dorëzuar në fabrika përpunimi”, bën të ditur AZHBR-ja.

AZHBR ka disbursuar 100% fondin nga Skema Kombëtare 2020, ku kanë përfituar 5548 fermerë me një vlerë të financuar prej mbi 1,2 miliardë lekë./Burimi:Atsh