Çfarë Është Bitcoin, Monedha e Mistershme e Internetit

1.1k 0

Paraja është shpikja më e rëndësishme e kohëve moderne.

Ajo i është nënshtruar një revolucioni të mirëfilltë që nga lashtësia, si në formë, ashtu edhe në koncept.

Përpara shpikjes së parasë, mjetet më të përdorura të këmbimit kanë qenë guackat, perlat, gurët e çmuar, duhani, kokrrat e kakaos, gjëja e gjallë, rrobat, kripa, vera e të tjera.

Forma dhe koncepti i parasë si mjet këmbimi ka ndryshuar ndjeshëm që nga lashtësia, madje ka pësuar një revolucion të mirëfilltë duke u kthyer në komoditet virtual.

Çfarë Është Bitcoin?

Bitcoin është një monedhë virtuale e decentralizuar.

Ajo u shpik në vitin 2008 nga një individ ose grup personash nën pseudonimin “Satoshi Nakamoto.”

U hodh në tregun virtual në vitin 2009 dhe mund të shkëmbehet me shumë monedha, produkte dhe shërbime të tjera.

Në botë, nuk  ka asnjë bankë, agjensi ose qendër që mund të emetojë një monedhë të tillë që nuk ekziston fizikisht.

Kjo monedhë në fakt nuk është asgjë më shumë se një kod kompjuterik që ruhet në kuletën dixhitale në telefonin tuaj ose në kompjuter. Njerëzit mund t’i dërgojnë njëri tjetrit monedha të tilla, ose të bëjnë blerje të ndryshme.

Në javën e fundit të janarit, kriptomonedha Bitcoin kishte një vlerë prej 8,596$, një vlerë ndjeshëm më e vogël se ajo e regjistruar në dhjetor të 2017 kur kjo monedhë u vlerësua me plot 20,089$.

Në disa vende të botës, përdorimi i kësaj kriptomonedhe dhe sistemi dixhital pagese është i lejuar ndërkohë që vende të tjera e kanë të ndaluar me ligj.

Si Mund Të Shtini Në ‘Dorë’ Një Bitcoin?

Të jemi të qartë, kjo kriptomonedhë nuk preket me dorë, megjithatë ka tre mënyra se si ju mund të zotëroni një monedhë të tillë.

  • Ta blini me para të vërteta,
  • Të shisni gjëra në internet dhe njerëzit t’ju paguajnë me bitcoin

Kjo kriptomonedhë nuk kontrollohet dot nga qeveritë dhe bankat.

Transaksionet me këtë monedhë janë gjithmonë anonime dhe nuk gjurmohen.

Kjo monedhë nuk kopjohet dot.

Bitcoin Në Shqipëri

Deri më tani, Banka e Shqipërisë dhe Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare nuk kanë licensuar asnjë kompani për tregtimin e kësaj monedhe.

Megjithatë, në vitin 2017 në vendin tonë u krijuan grupe investimi Bitcoin, që u mundësonin njerëzve të paguajnë cash ose të bëjnë blerje direkt në internet.

Në mungesë të legjislacionit përkatës, asnjë blerës ose individ i angazhuar në investime të tilla nuk është i mbrojtur sepse kuadri rregullator i Bankës së Shqipërisë nuk e parashikon kryerjen e një veprimtarie të tillë në vendin tonë.

E njëjta gjë vërehet edhe në Kosovë, Banka Qendrore e të cilës ka përsëritur paralajmërimet se përdorimi i parasë virtuale i parregulluar me ligj mund të shkaktojë humbje të mëdha financiare për qytetarët./AgroWeb.org