A ju ka marrë malli për Mandarinat e Xarrës, Borshit dhe Sarandës?
Mandarinat janë fruti më i pëlqyer dhe kërkuar në treg gjatë stinës në vijim.
Antioksidantët që gjenden tek mandarinat, ulin kolesterolin e keq dhe largojnë radikalet e lira në organizëm. Shumë të pasura me fibra mandarinat stimulojnë rënien në peshë.
Nëse konsumoni mandarina rregullisht, tensioni juaj i gjakut do të jetë më i ekuilibruar. Vitamina C tek ky frut plot shije lufton të ftohtin e gripin dhe forcon imunitetin.
Vitamina C
Përfitimet kundër plakjes:
Vitaminës C i thurin shumë lavde kur vjen puna tek roli i saj në sistemin imunitar.
Por roli i kësaj vitamine është shumë i çmuar në prodhimin e kolagjenit që ndihmon në mbrojtjen e qelizave nga dëmet e shkaktuara prej ndotjes së mjedisit.
Kur bëhet fjalë për Vitaminën C, duhet të dini se mandarinat vërtet e përmbajnë, por ka edhe kampionë të tjerë edhe pse perime.
Ku mund ta gjeni:
Specat (pavarësisht ngjyrës)
Brokoli
Luleshtrydhet
Agrumet si ananasi, limoni, limoni jeshi, portokalli e të tjerë.
Doza e nevojshme:
A e dinit se specat përmbajnë 280 mg vitaminë C ndërsa portokallet që çmohen kaq shumë kanë vetëm 90 miligramë?
Njeriu ka nevojë për të paktën 100 mg vitaminë C në ditë, ndaj për të përfituar këtë dozë duhet të hani dy fruta ose perime të lartpërmendura në ditë.
Vitaminë C për përthithjen e hekurit
Produktet e pasura me Vitaminë C janë të shkëlqyera në përthithjen e hekurit.
Këto përfshijnë agrumet, perimet, sallatat dhe barishtet me ngjyrë të gjelbër të errët, specat, pjeprat dhe luleshtrydhet.
Një studim gjerman tregon se marrja e 100 mg vitaminë C me një vakt, rrit thithjen e hekurit me 67%.
Konsumi i mandarinave ose i ushqimeve të tjera të pasura me vitaminë C, ndërsa keni ngrënë produkte me përmbajtje të lartë hekuri, rrit mjaft thithjen e mineralit nga organizmi juaj.
Konsumi i mandarinave është një nga metodat më të mëdha natyrore për të mbrojtur zemrën tuaj nga dëmtimi dhe për të minimizuar sasitë e kolesterolit brenda gjakut tuaj.
Mandarinat si agrume shmangin dëmtimin oksidues brenda arterieve tuaja dhe riparon elasticitetin e enëve të gjakut. Të gjitha agrumet janë mirëbërëse për zemrën./AgroWeb.org
Pëlqejeni dhe shpërndajeni këtë postim në Facebook që të vini në dijeni dhe miqtë për këto vlera speciale.
Lini një Përgjigje