Tirana, Një Vatër e Kuqe Zhurme Që Na Sëmur Çdo Ditë

434 0

Tirana është kryeqyteti me ndotjen më të lartë akustike në Europë. Nëse niveli normal i zhurmës në një zonë të banuar duhet të jetë maksimalisht deri në 40 decibel në Tiranë, në zonat më të populluara shkon deri në 72 decibel, 80 përqind më shumë nga maksimumi i lejuar.

Niveli më i lartë i ndotjes ndodhet në zonat-arterie të kryeqytetit duke nisur nga Sheshi “Skënderbej”, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, Bulevardi “Zogu i Parë”, Sheshi “Avni Rustemi”, Rruga  e Elbasanit, Rruga e Kavajës, Rruga e Dibrës, Rruga e Durrësit, Zogu i Zi, Ish Blloku, Rruga “Myslym Shyri” dhe të gjitha rrugët dytësore të tyre përfshihen në zonat me ngjyrë të kuqe, e cila dëshmon nivelin e lartë të ndotjes akustike.

Kosto më e madhe e kësaj ndotjeje ekstreme akustike rëndon mbi shëndetin e të gjithëve ne. Zhurmat ndikojnë në shëndetin psikologjik.

Studimet tregojnë se shfaqja e sjelljeve agresive, çrregullimit të gjumit, stresit të vazhdueshëm, lodhjes dhe hipertensionit mund të jenë të lidhur me nivele të larta të zhurmës.

Këto nga ana tjetër mund të shkaktojnë më vonë edhe probleme më të rënda dhe kronike shëndetësore në jetë.

Pëlqejeni këtë informacion të rëndësishëm dhe shpërndajeni për miqtë dhe të afërmit tuaj në FB./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.