Verë dhe Dimër – Si Do Të Jenë Temperaturat Sot

606 0

Rikthehet moti i qëndrueshëm në vendin tonë për gjatë gjithë ditës, ku në orët e para të ditës do të kemi alternime kthjellimesh dhe kalime të pakta vranësirash.

Por orët e mesditës largojnë vranësirat duke bërë që kthjellimet të dominojnë në të gjithë territorin Shqiptar. Po ashtu dhe në vijim vendi ynë do të mbizotërohet nga kthjellimet dhe kalimet e lehta të vranësirave, këto në zonat malore.

Temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm në mëngjes, por do të rriten lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 1°C deri në 17°C. Era do të fryjë deri mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Verior duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.

Në Kosovë, pjesa e parë e ditës do të jetë me kthjellime dhe kalime vranësirash në të gjithë territorin. Ndërsa në pjesën e dytë të ditës në Kosovë pritet që të kemi dobësim të vranësirave, duke bërë që kthjellimet të bëhen mbizotëruese në një pjesë të mirë të vendin.

Burimi: Top Channel