30.000 Kuti me Pudër Johnson Tërhiqen nga Tregu – Të Dëmshme për Shëndetin

544 0

Javën e shkuar, kompania Johnson & Johnson vendosi të tërheqë 33,000 shishe me pudër për bebe nga tregu amerikan pas zbulimit të gjurmëve të asbestit në një prej këtyre produkteve të blera në internet.

Çfarë Është Asbesti?

Asbesti është një term që përshkruan një grup prej mineraleve natyrale të silikatit të cilët përbëhen nga fibër rezistente ndaj zjarrit dhe nxehtësisë.

Një herë e një kohë këto minerale quheshin si mrekulli sepse falë tyre prodhoheshin uniformat me rezistencë të lartë ndaj nxehtësisë.

Ekspozimi ndaj asbestit mund të shkaktojë mesothelioma, një sëmundje kancerogjene vdekjeprurëse që prek mushkëritë, por edhe kancer në vezore

Jo më kot, ai njihet si vrasësi kancerogjen që vret në heshtje.

15000 çështje gjyqësore kundër Johnson&Johnson

Kjo është hera e parë që kompania tërheq produktin e vet ikonë nga tregu.

Kompania 130 vjeçare e përkujdesjes për shëndetin po përballet ndërkohë me 15,000 çështje gjyqësore të hapura nga konsumatorët të cilët pretendojnë se produkti në fjalë u ka shkaktuar kancer.

Vetëm në muajin Korrik, gjykata e Misurit urdhëroi kompaninë të paguante një dëmshpërblim prej 4.69 miliard dollarë 22 grave të cilat pretendonin se pudra u kishte shkaktuar kancer në vezore.

Që nga viti 2003, kompania e ka marrë pudrën në fjalë nga Kina, nëpërmjet një kompanie tjetër të nënkontraktuar.

Kjo e fundit, shpalli falimentin më herët në këtë vit.

Sipas ekspertëve, kompania ka qenë në dijeni prej shumë vitesh që pudra që shiste ishte e rrezikuar nga prania e asbestit.

A Ishte Në Dijeni Kompania?

Madje që nga viti 1973 deri në fillim të viteve 2000, rezultatet e analizave të pudrës tregonin se ajo ishte e ndotur me sasi të vogla asbesti.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, në rastin e asbestit, edhe ekspozimi ndaj sasisë më të vogël të mundshme mund të shkaktojë probleme shëndetësore.

Produktet e Johnson and Johnson për fëmijët, janë ndër më të përdorurat në mesin e nënave shqiptare.

Ato importohen nga jashtë dhe gjenden lirshëm në ccdo market apo supermarket.

Produktet më të përdorura të Johnson Johnson në tregun shqiptar janë: shampoja për bebe dhe pudra pluhur./AgroWeb.org