6 Tërmete në 2 Orë Shkundin Jugun e Shqipërisë – Persona të Lënduar dhe Banesa të Dëmtuara

522 0

Jugu i Shqipërisë është zgjuar sot nga lëkundje të forta tërmeti. Në vetëm dy orë, rreth 6 tërmete me magnitudë deri në 5.3 rihter më i madhi me epiqendër në Korcë janë në të gjitha qarqet e Jugut.

Mediat raportojnë për disa persona të plagosur ashtu si edhe banesa të dëmtuara rëndë ndërkohë vijon të ketë lëkundje të lehta.

Sipas BalkanWeb.org tre persona janë lënduar në fshatin Flloq të Korçës nga rënia e materialeve, gjatë kohës që ishin brenda banesës së tyre.

Tërmetet kanë pasur epiqendrën në Korcë por janë ndjerë edhe në Gjirokastër, Vlorë, Sarandë.

“Nga informacionet e marra është raportuar se lëkundjet e tërmetit janë ndier në zonat përreth epiqendrave, në Nj.A.Mollaj, fshatin Dvoran, raporton për 2 banesa të dëmtuara, dhe në fshatin Floq 3 banesa, vazhdon monitorimi i situatës” bën të ditur Ministria e Mbrojtjes.

Lekundjet sizmike me intensitet me te ulet vazhdojne te ndihen ne vazhdim ne jug te vendit, si Gjirokaster e Korce.

“Nga të gjitha qarqet e vendit nuk janë raportuar situata te jashtezakonshme. Situata po ndiqet ne vazhdimesi me prefekturat dhe gjithe institucionet” njofton ministria.

Intensiteti i Lëkundjeve të Tërmetit

Më datë 01.06.2019, ora 06:20:49 (GTM), Instituti i Gjeoshkencës, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, ka regjistruar një lëkundje tërmeti me magnitudë ML=3.9 Rihter, me koordinata 40.450 në Veri dhe 20.770 në Lindje, me thellësi 3 km dhe me epiqendër, 16 km në jug të bashkisë Korçë.

Më datë 01.06.2019, ora 04:56:40 (GTM), Instituti i Gjeoshkencës, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, ka regjistruar një lëkundje tërmeti me magnitudë ML=3.2 Rihter, me koordinata 40.470 në Veri dhe 20.780 në Lindje, me thellësi 4 km dhe me epiqendër, 17 km në jug të bashkisë Korçë.

Më datë 01.06.2019, ora 04:51:57 (GTM), Instituti i Gjeoshkencës, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, ka regjistruar një lëkundje tërmeti me magnitudë ML=4.7 Rihter, me koordinata 40.470 në Veri dhe 20.810 në Lindje, me thellësi 13 km dhe me epiqendër, 15 km në jug-lindje Nikolicë, të bashkisë Korçë.

Më datë 01.06.2019, ora 04:43:11 (GTM), Instituti i Gjeoshkencës, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, ka regjistruar një lëkundje tërmeti me magnitudë ML=3.7 Rihter, me koordinata 40.440 në Veri dhe 20.760 në Lindje, me thellësi 3 km dhe me epiqendër, 18 km në jug të bashkisë Korçë.

Më datë 01.06.2019, ora 04:33:11 (GTM), Instituti i Gjeoshkencës, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, ka regjistruar një lëkundje tërmeti me magnitudë ML=5 Rihter, me koordinata 40.470 në Veri dhe 20.670 në Lindje, me thellësi 18 km dhe me epiqendër, 16 km në jug-lindje Mollaj, të bashkisë Korçë.

Më datë 01.06.2019, ora 04:26:17 (GTM), Instituti i Gjeoshkencës, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, ka regjistruar një lëkundje tërmeti me magnitudë ML=5.3 Rihter, me koordinata 40.470 në Veri dhe 20.710 në Lindje, me thellësi 14 km dhe me epiqendër, 15 km në jug-lindje Floq, të bashkisë Korçë.