90 ton tranguj të cilësisë së parë nga AgroCon drejt tregut Evropian

307 0

Kur flitet për bujqësinë, ekziston një besim se t’ia dalësh në këtë sektor është gati një mision i pamundur. Por, jo kur ke investimin e duhur dhe kur ke gjetur produktin që të çon i sigurtë drejt tregjeve të BE-së, e që për nga cilësia i le mbrapa konkurentët. Eshtë trangulli ose kastraveci.
Ju ndoshta nuk e dinit, po kastraveci është një nga perimet më fitimprurëse për t’u mbjellë me një kthim të lartë të investimit, madje dhe më shumë se aq. Në AgroCon Albania duket se e kanë gjetur çelësin e këtij sekreti.

Pikërisht në serrën më të madhe në vend në Krutje të Lushnjës sapo janë prodhuar 90.000 kg e parë të cilësisë së lartë të kastravecit Triunfo F1 nga fidanë të markës së njohur Sakata. Me një cilësi të pakonkurueshme dhe një çmim kompetitiv, duket se fati i këtij kastraveci është shënuar për t’u eksportuar drejt tregjeve të Bashkimit Evropian. Duke qenë se AgroCon, është dhe e vetmja kompani e çertifikuar me GLOBAL GAP për prodhimin dhe eksportin e fruta perimeve në BE.
Kastraveci sipas ekspertëve është një nga perimet më të konsumuara në të gjithë botën, për shkak dhe të vlerave ushqyese që ka. Në disa vende të botës, kastraveci shihet si një super produkt për shkak të cilësive që përfitojmë kur e konsumojmë.

Në Shqipëri, kastraveci është një perim tejet i dashur, që përdoret që nga sallata, tek taratori, por që është gjithnjë e më e vështirë për ta gjetur të një cilësie të lartë.
“Për këtë arsye, ne kemi zgjedhur markën më të mirë të farave të kastravecit, Sakata, që njihet për cilësinë e lartë dhe çmimin konkurues” theksojnë nga AgroCon, serra më e madhe në vend, që shtrihet në 30 ha tokë.

Nga sipërfaqja e mbjellë në serra dhe në fushë të hapur, kompania ka parashikuar të marrë nga 2,800-3,000 ton produkte të shtrira në sezone të ndryshme gjatë vitit. Ndërkohë që fidanët janë hibride, varietete dhe kultivarë me parametra të larta agro-teknologjike dhe organoleptike që janë dhe më të kërkuara nga konsumatori evropian. Farat për këto prodhime janë të siguruar nga fidanishtet mëeuml; të mira të ngritura për këtë qëllim në vendin tonë.

Ky lloj investimi në fakt është një lloj risie për sektorin bujqësor të pas viteve ’90 në Shqipëri, në përputhje me parametrat më të larta të Bashkimit Evropian me të gjitha kushtet e kërkuara teknologjike moderne.

AgroCon tani është në gjendje të fillojë eksportin e 90 ton tranguj të freskët në drejtim jo vetëm të Evropës Lindore dhe Qendrore, por edhe për tregjet perëndimore. Për të vijuar me sasinë e parë të pjeprit Argos me 90 ton, të cilët do të do të jenë gati për t’u eksportuar në fillim të qershorit.

“Ky është një sektor me shumë potencial që premton rritje dhe ne do ta vërtetojme këtë”, është shprehur më herët për AgroWeb Florian Lama, Menaxheri i Përgjithshëm i AgroCon, duke e vënë edhe një herë theksin tek cilësia e lartë e produkteve të tyre,të cilat mbajnë dhe stampën e çertifikimit GLOBAL GAP, që është kërkesë e domosdoshme për të eksportuar në tregjet e Bashkimit Evropian.

Sepse të gjithë në fund, qofshin këta italianë, francezë, austriakë, rusë, polakë apo shqiptarë, duan që në tavolinë të kenë produktet më të mira. E pse jo një trangull i freskët gjithë shije që vjen direkt nga Krutja e Lushnjës.

AgroCon Albania, është pjesë e Grupit Balfin, grupit më të madh të investimeve në Shqipëri dhe një ndër më të mëdhenjtë në Ballkan, me aktivitet në më shumë se 10 vende të botës./AgroWeb.org/

 

*Shkrimi i mësipërm është mundësuar përmes partneritetit të programit AgroCapital për zhvillimin e sektorit të bujqësisë dhe AgroCon Albania.