Pa Origjinë – Produkte ‘Wudy’ Bllokohen në Tiranë

842 0

Një tjetër lajm mbi sigurinë ushqimore që rrezikohet nga produkte të prodhuara në fabrika të panjohura. Drejtoria Rajonale e AKU-sëTiranë, në bashkëpunim me zyrtarët e Seksionit të Krimit Ekonomik në Drejtorinë e Policisë Tiranë, ka bllokuar një sasi të madhe salami të llojit “Wudy AIA” për mungesë dokumentacioni gjurmueshmërie.

Inspektorët e DRAKU Tiranë, kanë bllokuar gjatë një inspektimi më datë 17.05.2016, sasinë prej 3044 kilogram sallam “Wudy AIA” për mungesë gjurmueshmërie edhe dokumentacioni, në subjektin e magazines frigoriferike “Ismet Darsi” në rrugën Butrinti, në Laknas të Tiranës.

Nga inspektimi rezultoi se në këtësubjekt nuk kishte kushte të ruajtjes dhe të tregtimit të produkteve ushqimore, mungesë dokumentacioni të gjurmueshmërisë për produktin sallam “Wudy AIA” dhe dokumentacione gjurmueshmërie për produkte të tjera ushqimore. Si pasojë, u mor masa e bllokimit të sasisë 3.044 kg sallam të llojit “Wudy AIA” dhe gjobë administrative me vlerën e 100.000 lekëve të reja.

Zëdhënësi i Autoritetit të Kontrollit të Ushqimit, Granit Sokolaj pohoi për AgroWeb se sasia prej më tepër se 3 ton është e kontrabanduar në territorin shqiptar dhe nuk përmbante asnjë etiketim sipas standarteve të tregëtimit në Shqipëri dhe origjina e mallit është e panjohur.

Konsumatorët shqiptarë duhet të sigurohen që të lexojnë me kujdes etiketat e produktit të mësipërm për të verifikuar se është tregëtuar në mënyrë legale në Shqipëri dhe të dallojnë rrjetin e përcaktuar të shpërndarjes së mallit para se ta blejnë atë./AgroWeb.org/

Përditësim nga Autoriteti i Kontrollit të Ushqimit i datës 24 Maj 2016. Kliko për njoftimin AKU.