Acidet kundër Bazave “ Pse balanca mes tyre është jetësore?

680 0

Ekuilibri në organizëm mes aciditetit dhe alkalinilitetit (raporti bazë – acid) njihet ndryshe si ekuilibri i bazuar në acide. Çdo luhatje në këtë ekuilibër çon në rishfaqjen e sëmundjeve dhe problemeve të ndryshme. Në fakt një pjesë e mirë e mjekëve besojnë se shumë sëmundje shkaktohen pikërisht nga mungesa e ekuilibrit të acideve. Në vitin 1932 një biokimist gjerman i quajtur Otto Warburg u shpërblye me çmimin Nobel për vërtetimin e një raporti mes zhvillimit të tumoreve dhe aciditetit të brendshëm të organizmit.

Si të ruhet ekuilibri? Përgjithësisht organizmi e ruan ekuilibrin e aciditetit vetë. E thënë në këtë mënyrë përsëri është e nevojshme të kontribuojmë kohë pas kohe. Për këtë arsye shmangia e ushqimeve me përmbajtje të lartë të aciditetit dhe konsumimi i ushqimeve me përmbajtje të lartë të alkalineve në dietat tona në këto periudha duket se është shumë e dobishme dhe si vlerë të shtuar ka mundësinë e humbjes së peshës së fituar gjatë dimrit.

7 ushqimet me përmbajtjen më të lartë të alkalineve / bazave

1. Spinaqi. Perimet me gjethe të gjelbërta duhet të konsumohen në sasi të mëdha duke qenë se janë të pasura me klorofil, i cili ka një efekt të mrekullueshëm në të gjithë organizmin duke sjellë nivele të shëndetshme të hekurit, duke pastruar dhe shëruar organizmin. Spinaqi gjithashtu është një trajtues i mirë me alkaline si dhe i pasur me vitaminë K, vitaminë A, vitaminë C, vitaminë B2, vitaminë E, mangan, acid folik, magnez, hekur, kalçium, kalium, etj. 

2. Kastraveci. Kastravecët përbëhen në masën prej 95% nga uji duke i bërë ata një ushqim të rëndësishëm për hidratimin e organizmit sëbashku me shalqinjtë. Ata përmbajnë një flavonol anti-inflamator të quajtur fisetin që duket se luan një rol shumë të rëndësishëm në shëndetin e trurit. Gjithashtu kastravecët përmbajnë polifenolë të quajtur linjanë, të cilët ndihmojnë në parandalimin e kancerit të gjirit, vezoreve, të qafës së mitrës dhe prostatës. Kastravecët përmbajnë sasi të mëdha të vitaminës K dhe C dhe në sasi më të vogla vitaminë A dhe B. Mineralet alkaline që vijojnë gjenden te kastravecët: kalçium, hekur, fosfor, potas, magnez, selen, bakër, mangan dhe zink.

3. Brokoli. Brokoli mund të konsiderohet si super-ushqimi duke qenë se ka provuar të ketë superfuqi në parandalimin e kancerit, në mbështetjen e sistemit tretës, të sistemit kardiovaskular, në detoksifikimin e organizmit si dhe në uljen e nivelit të kolesterolit dhe s’duhet lënë pa përmendur në shëndetin e kockave. Është e pasur me vitaminë C, vitaminë K, vitaminë B6, vitaminë E, kalçium, magnez dhe të tjera.

4. Avokado. Avokado është e pasur me yndyrna të shëndetshme, përveç se përmban më shumë potas se bananet gjithashtu është e pasur me vitaminë K, vitaminë C, vitaminë B5, vitaminë B6, vitaminë E, dhe folate. Të ushqyerit me avokado ul nivelin e kolesterolit dhe triglicerideve, përmirëson simptomat e artritit, parandalon kancerin dhe gjithashtu ndihmon në rënien në peshë në mënyrë të shëndetshme.

5. Selino. Selinoja ndihmon në proçesin tretës, ndihmon kundër inflamacioneve dhe ndihmon në rënien e presionit të gjakut; mineralet e selinosë performojnë lehtësim të stresit. Selinoja është një burim i vitaminës K dhe molibdenit. Gjithashtu shërben si një burim i mirë për përftimin e folateve, potasit, fibrave dietike, manganit, dhe acidit pantotenik. Selinoja gjithshtu është burim i mirë për përftimin e vitaminës B2, C, B6, bakrit, kalçiumit, fosforit, magnezit, dhe vitaminës A (në formën e karotenoideve).

6. Specat. Specat çmohen për efektet e tyre të mira në sistemin imunitar, cilësitë e tyre antioksidante dhe anti-inflamatore si dhe për aftësitë e uljes së nivelit të kolesterolit dhe të kontrollit të diabetit. Specat përmbajnë enzima që mbrojnë sytë nga kataraktet, perdet e syrit dhe problemet makulare për moshat më të mëdha. Ato shërbejnë si burim për përftimin e vitaminës C, E, B6, betakarotenit, enzimave kundër djegieve dhe sulfurit.

7. Limoni. Limoni është ndoshta ushqimi me përmbajtjen më të lartë të alkalineve duke siguruar një tërësi cilësish për shëndetin. Të filluarit të ditës me një gotë ujë me limon është një mënyrë e mirë për të ekuilibruar organizmin. Megjithëse limonat kanë përmbajtje të lartë aciditeti, kur veprojnë në organizëm marrin tipare alkalizuese. Përfitimet shëndetësore nga limonat vijnë nga niveli i lartë i vitaminave C, B6, A, E, folateve, niacinës, thiaminës, riboflavinës, acidit pantotenik, bakrit, kalçiumit, hekurit, potasit, magnezit, fosforit, zinkut dhe proteinave. Ndër përfitimet shëndetësore nga përdorimi i limonave mund të përmendim trajtimin e infeksioneve të grykëve, mostretjen, probleme me dhëmbët, ethet, hemoragji të brendshme, reumatizëm, djegje, obezitet, çrregullime me frymëmarrjen, dhe nivele të larta të presionit të gjakut dhe gjithashtu ndikon për mirë në shëndetin e flokëve dhe të lëkurës. Shijoni pushimet tuaja dhe qëndroni të shëndetshëm!/AgroWeb.org/