Alarmi i Bankës Botërore: Shqipëria e Para Në Evropë Me Mungesë të Theksuar të Sigurisë Ushqimore

590 0

Shqipëria ka nivelin më të ulët të sigurisë ushqimore në Evropë. Banka Botërore në një raport të fundit thekson se ka një hendek shumë të madh midis nevojës për siguri ushqimore dhe kapacitetit të vendit tonë.

Në artikujt e AgroWeb.org është trajtuar gjerësisht çështja e sigurisë ushqimore, qoftë për produktet vendase ashtu edhe për ato të importuara.

Raste si ai i mishit të Brazilit, orizit plastik apo perimeve a frutave të thata me aflatoksinë të bllokuara nga vende të BE-së, kanë marrë një vëmendje të madhe nga lexuesit.

Në komentet e tyre ata kërkojnë që Autoritetet Kombëtare të Kontrollit të jenë më vigjilentë, pasi jo gjithçka duhet t’i lihet në dorë fermerit apo tregëtarëve.

Alarmi Për Sigurinë Ushqimore – Banka Botërore: Shqipëria e Para Në Evropë Dhe E Gjashta Në Botë Me Mungesë të Theksuar

Sipas informacioneve të AgroWeb.org, Banka Botërore në një studim të fundit për statusin e Sigurisë Ushqimore në vendet në Zhvillim e ka renditur Shqipërinë të 6-tën në mesin e 90 vendeve nga e gjithë bota.

Kjo në lidhje me hendekun e kapaciteteve për të menaxhuar sigurinë ushqimore, sidomos nga ushqimet me origjinë shtazore.

Indeksi i “Hendeku i kapaciteteve” në menaxhimin e sigurisë ushqimore pasqyron hendekun ndërmjet nevojave për siguri ushqimore dhe  kapaciteteve për të menaxhuar situatën.

Banka Botërore vëren se mangësitë më të mëdha në drejtim te menaxhimit të sigurisë ushqimore i ka Mauritania, Mongolia, Nikaragua, Libia, Venezulea dhe Shqipëria.

Ndërkohë disa vende si Nigeria, Guinea madje edhe Serbia kanë kapacitete më të larta se nevojat për menaxhimin e sigurisë ushqimore sidomos nga burimet shtazore.

Mungesa e kapaciteteve

Mungesa e kapaciteteve shihet në praktikat e dobëta të mbarështimit, administrimi në mënyrë të papërshtatshme me shërbime veterinare.

Po ashtu edhe te kafshët e keqpërdorura gjatë transportit, therja duke mos respektuar parimet bazë shëndetësore, objekte dhe metoda të papërshtatshme të therjes dhe transport i papërshtatshëm i mishit.

Banka Botërore bën thirrje se, përveç investimeve më të mëdha dhe më të zgjuara në sigurinë e ushqimore, ekziston gjithashtu një nevojë kritike për qasje të reja rregullatore që vënë më shumë theks mbi angazhimin e konsumatorëve.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, Banka Botërore thekson se vendet kanë nevojë për ushqim të sigurt për të zhvilluar kapitalin e tyre njerëzor.

Gjithashtu për të ushqyer një fuqi punëtore të shëndoshë, të arsimuar dhe elastike, dhe qe të ushqejnë një ekonomi të gjallë.

Banka bën thirrje se është e rëndësishme të kuptohet se konsumatorët mund të jenë në rrezik nga ushqimi që ata zgjedhin për të konsumuar dhe mënyrën në të cilën ata zgjedhin si burim.

Konsumatorët mund të marrin masa për të zbutur rrezikun për shembull, duke ruajtuar dhe gatur sic duhet ushqimin në mënyrë që të zvogëlohet konsumi i mikrobeve.

 

Burimin e informacionit nga Banka Botërore e gjeni në këtë link dhe nga Monitor në këtë link.