Arma më e fortë për shëndetin – Propolis

1.5k 0

Mjalti është ndoshta produkti më popullor i bletëve punëtore. E megjithatë arsenali i bletëve përmban një tjetër “armë” të fortë e shëndetit; Propolis. Bletët e prodhojnë propolisin për të mbrojtur kosheren. Kjo substancë e ngjashme me rrëshirën mblidhet dhe depozitohet nga bletët pas pllenimit të luleve. Pas shëtitjes lule më lule, bletët e sjellin këtë substancë në kosheret dhe e përdorin për ta mbrojtur shtëpizën e tyre nga dëmet dhe për ta izoluar atë.

Propolis nuk duhet ngatërruar me dyllin e bletëve. Ky dyll zakonisht përdoret nga bletët për të rindërtuar hojet pra për projekte më të mëdha, ndërsa propolis përdoret për të rafinuar dhe rregulluar, pra është shkëlqimi i fundit që i jepet hojeve dhe është një substancë e ngjashme me rrëshirën. Për mijëra vjet me rradhë, njeriu ka marrë propolis nga hojet dhe e ka përdorur në mjekësinë popullore dhe në atë moderne. Studimet kanë treguar që nuk janë vetëm njerëzit ata që ia dinë vlerën propolisit. Kjo lëndë e cmuar jo vetëm që riparon hojet, por edhe shërben si mburojë ndaj sëmundjeve dhe u ofron bletëve një mjedis të shëndetshëm për të jetuar.

Të njëjtat vlera të propolis janë të zbatueshme edhe tek njeriu. Studimet në lidhje me përdorimet e propolis në cështje shëndetësore vazhdojnë akoma. Por fakti që propolis është përdorur për mijëra vite me rradhë, tregon shumë. Duke qenë se bletët kanë populluar gjithë globin, përdorimet e propolis variojnë në bazë të komuniteteve dhe vendeve. Po ashtu variojnë edhe llojet e propolis që bazohet në koleksionet e luleve që pjalmojnë bletët. Vlerat shëndetësore të propolis i atribuohen kryesisht një sërë elementëve si vajrat esencialë, antioksidantët, përbërësit organikë dhe acidet natyralë që gjenden në propolis.

Cilat janë vlerat shëndetësore të propolis?

Shëron plagët: Siç e shpjeguam më lart, një nga aspektet më të cmuara të propolisit si për bletët ashtu edhe për njerëzit janë cilësitë anti-septike natyrale. Nëse lyen plagët me propolis, mund t’i mbrosh ato nga infeksionet që janë më të rëndësishme se vetë plagët. Së dyti, antioksidantët që gjenden në propolis përshpejtojnë shërimin e plagëve, duke stimuluar qarkullimin e gjakut dhe reduktuar inflamacionin.

Ka vlera anti-inflamatore: Propolis mund të përdoret si një krem anti inflamator për pickimet e insekteve dhe carjet e lëkurës që teknikisht nuk klasifikohen si plagë. Për mijëra vjet me rradhë, irritimet e lëkurës, pickimet e insekteve dhe pucrat janë trajtuar me balsam të pregatitur me propolis ose duke përdorur këtë substancë direkt në lëkurë. Kjo është një mënyrë mjaft efektive për të trajtuar aknet, sëmundjet kronike të lëkurës, ekzemën dhe infeksione të tjera.

Stimulon qarkullimin e gjakut: Disa prej përbërësve të propolisit stimulojnë dhe përmirësojnë qarkullimin e gjakut dhe furnizimin e trupit me oksigjen. Kjo do të thotë se trupi merr shumë energji, plagët i shërohen shumë shpejt dhe metabolizmi është më i shëndetshëm. Qarkullimi i gjakut është i rëndësishëm për shëndetin e zemrës dhe ul rrezikun e aterosklerozës, atakut në zemër dhe goditjet në tru.

Mbron sistemin imunitar: Siç e përmendëm edhe më lart, aftësitë antiseptike të propolisit kanë një impakt të rëndësishëm në sistemin tonë imunitar. Nëse shtoni sasi të vogla të propolisit në dietën tuaj, ju mund të forconi sistemin imunitar, sepse propolis ka vlera anti bakteriale të mëdha. Sistemi ynë imuntar ka nevojë për të gjithë ndihmën e mundshme. Përbërsit unikë të propolisit kudo në botë i japin sistemit imunitar antioksidantët e nevojshëm për një performancë të shkëlqyer.

Lufton alergjitë: Studimet e fundit kanë zbuluar që propolis ul ndjeshëm reagimet alergjike të njeriut. Propolis pengon prodhimin e histaminës një ndërmjetësues i substancave të huaja që shkakton edhe reaksionet alergjike. Për më tepër, propolis redukton impaktiin e këtyre substancave dhe rikthen normalitetin në trup duke përmirësuar cilësinë e jetës.

Aftësitë kognitive: Antioksidantët njihen për përmirësimin e aftësive kognitive të cilat kanë të bëjnë rregullimin e kontrollit të të menduarit dhe të sjelljes. Radikalet e lira janë pjesërisht përgjegjëse për dëmet që shkaktohen në tru kur plakemi. Propolis stimulon përdorimin dhe krijimin e rrugëve të reja nervore dhe mban larg crregullimet mendore. Propolis përmirëson kujtesën dhe aftësitë tona të ndërveprimit me kalimin e moshës.

Shëndeti oral: Propolis ka vlera anti bakteriale dhe si rrjedhojë përdoret gjërësisht në produktet që kanë të bëjnë me higjenën orale. Redukton formimin e pllakave bakteriale të dhëmëbeve, herpesit, problemet me mishrat e dhëmbëve dhe simptomat e tjera që prekin buzët, mishërat dhe fytin.Lëngjet për shpërlarjen e gojës dhe pastat e dhëmbëve kanë në përmbajtjen e tyre propolis të përqendruar që synon të përmirësojë shëndetin oral.

Shëndetin e syve: Nëse jeni shqetësuar ndonjëherë për shikimin e dobësuar me kalimin e viteve, atëherë mos kërko më tej. Shkencëtarët pranojnë që propolis ul rrezikun e formimit të kataraktit si rrjedhojë e antioksidantëve, amino acideve dhe bioflavonoidëve që gjenden brenda tij.

Flokët dhe thonjtë: Ata që dëshirojnë të kenë një paraqitje më të mirë kozmetike duhet të përdorin propolis. Për mijëra vite me rradhë, njerëzimi ka përdorur propolis për të përmirësuar shëndetin dhe bukurinë e thonjve dhe flokëve. Mund ta aplikoni në lëkurë dhe në skalp ose mund ta përdorni për të cliruar bukurinë e brendshme.

Paralajmërim: Ndonëse përfitimet e propolisit janë të mahnitshme, në të shkuarën janë raportuar efekte anësore, vecanërisht tek ata që vuajnë nga astma dhe ata që kanë problem me gjakderdhjen. Propolis ngadalëson hemostazën dhe ka ndikim negative sistemin e frymëmarrjes. Nëse jeni alergjik ndaj mjaltit, produkteve të bletëve, disa pemëve ose lëngjeve atëherë nuk duhet të përdorni propolis. Për më tepër këshillohuni me një mjek në mënyrë që të merrni suplementët e nevojshëm për një shëndet të mirë./AgroWeb.org