Baxhot e Bulmetit të Matit Marrin Çertifikime Europiane Të Cilësisë

231 0

Në Shqipëri, Mati është një prej krahinave më të bekuara nga Nëna Natyrë, ku peisazhe mahnitëse plot ngjyra që kenaqin syrin dhe mbushin  shpirtin, i gjen kudo.

Relievi dhe klima mesdhetare mjaft e favorshme në luginën e Matit, krijojne kushtet për zhvillimin e bujqësisë, frutikulturës dhe blegtorisë.

Aty gjejmë ajrin e freskët si askund, mjaltin dhe verën e mire, gështenjat e famshme dhe bimët medicinale, sofrën dhe mikpritjen Matiane.

Aty gjejmë edhe Shefki Hoxhën, një prej prodhuesve të bulmetit më në zë, në këtë zonë.

Ai prodhon bulmet, në një baxho modeste ku pastërtia verbuese dhe disiplina e fortë, janë të parat qe bien në sy.

Më tej syri të kap raftet prej druri të vjetër ku vendoset djathi për të kryer procesin e tij të fermentimit, dhe enët në të cilat ruhen gjalpi gjiza dhe kosi, gati për t’u shpërndarë sipas porosive të ditës.

Plot përulje dhe rrespekt cdo ditë në këtë baxho grumbullohet qumështi i fshatarëve të zonës per t’u kthyer mëpas në të gjitha nënproduktet e tij.

Qumështi prej bagëtive që ushqehen dhe rriten në një cikël krejt natyror, është garancia e produktit 100% natyral në baxhon e Shefki Hoxhës.

Standarti i përpunimit të qumështit në këtë baxho është shumë i lartë.

Teknikat tradicionale shoqërohen nga pajisje moderne, për të përftuar një produkt final tejet cilësor dhe lehtësisht të dallueshëm dhe konkurues në treg.

Prodhime të bulmetit të çertifikuara dhe me standarde

Pikërisht ky standart është edhe arsyeja pse të gjitha produktet në baxhon e Shefki Hoxhës tanimë janë  të çertifikuara me HACCP, në kuadër të projektit ndërkufitar IPA, të financuar nga BE-ja mbi “Standardet dhe Çertifikimi i produkteve Bujqësore, ngritja e Kapaciteteve në përthithjen e Fondeve dhe Strategjitë e Marketingut në Mbështetje të Rritjes Ekonomike dhe Tregtisë të Agrobizneseve”.

“Unë jam shumë i ri në krahasim me traditën e përpunimit të qumështit dhe nënprodukteve të tij në familjen tonë.

Ajo është aty prej disa brezash, por unë jam i pari që vendosa të mos mjaftohem vetëm me kaq”, thotë Shefkiu.

Kështu e nisi cdo gjë, pa studime të kushtueshme tregu, pa plane biznesi të mirëfillta, por me një besim të patundur në atë që dinte të bënte dhe me pasionin e një të riu plot ëndrra.

Sot për të suksesi nuk është thjesht një histori personale, është historia e suksesit të një familjeje, është trashëgimia, aroma dhe shija e një zone të tërë.

Kjo vjen në formën e një produkti që shpërndahet në mbarë tregun vendas, shoqëruar nga garancia e certifikimit HACCP, 100% natyral dhe i sigurt./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.