Biskotat Me Gjalpë Kikiriku – Të Lehta me Shije të Veçantë

842 0

Gjalpi i kikirikut është ndër produktet më të pasura me ushqyesit makro dhe mikro.

Ai mund të mos jetë aq i shëndetshëm sa spinaqi apo brokoli, megjithatë është një burim i pasur i vitaminës E, B3, B6, folatit, magnezit, bakrit dhe manganit.

Ai gjithashtu përmban vitaminat B5, hekur, kalium, zink dhe selenium në sasi më të vogla.

Gjalpi i kikirikut përmban edhe një antioksidant i njohur si resveratrol që lufton radikalet e lira të cilat shkaktojnë sëmundjet e zemrës deri edhe kancer.

Studimet të cilave u referohet AgroWeb.org tregojnë se gjalpi i kikirikut ngadalëson plakjen e qelizave dhe mbështet shëndetin e zemrës.

Përveç vlerave të mira, gjalpi i kikirikut është edhe i shijshëm.

Biskota Të Shijshme Me Gjalpë Kikiriku Dhe Bonbone

Me të mund të përgatiten ëmbëlsira të shijshme siç është rasti i biskotave recetën e të cilave e gjeni duke lexuar më poshtë në këtë artikull të AgroWeb.org

Përbërësit:

  • 60 gramë gjalpë
  • 50 gramë sheqer kaf
  • 50 gramë sheqer të bardhë
  • 1 vezë
  • 50 gramë ekstrakt vanilje
  • Gjysëm filxhan çaji gjalpë kikiriku
  • Një majë luge çaji kripë
  • Një majë luge çaji pluhur pjekës
  • Një filxhan çaji miell
  • 24-30 bonbone me çokollatë

Përgatitja:

Në një enë të madhe përzieni gjalpin, sheqerin kaf, sheqerin e bardhë, vezën dhe ekstraktin e vaniljes.

Pasi t’i keni përzier mirë shtoni gjalpin e kikirikut dhe vazhdoni t’i punoni përbërësit deri sa të shkrihen me njëri tjetrin.

Më pas shtoni kripën, pluhurin pjekës dhe miellin.

Përziejini dhe punojini deri sa të formoni brumin.

Mbështilleni atë me qese plastike dhe lëreni në frigorifer për 3-4 orë ose gjatë gjithë natës.

Shtroni një letër pjekjeje në tavë dhe me anë të një luge formoni toptha të vegjël nga brumi i biskotave.

Jepuni hapësirë nga njëra tjetra dhe rreshtojini në tavë.

Piqini për 10-12 minuta dhe ndërkohë që biskotat piqen bëni gati bonbonet e buta prej çokollate.

Hiqini biskotat nga furra dhe sa janë të ngrohta fusni me kujdes dhe jo me shumë forcë nga një bonbone në mes të çdo biskoteje.

Prisni pak sa të ftohen dhe më pas servirini menjëherë./AgroWeb.org