Bllokohen 2130 kg Mish Pule me Ngarkesë Mikrobiologjike

539 0

Drejtoria Rajonale e AKU në Vlorë, njofton se janë bllokuar 2130 kg mish pule i kontaminuar me salmonelë.

Origjina e këtij mishi mësohet se është Polonia me destinacion Shqipërinë.

Ngarkesa me pula të ngrira ishte e ndarë në kuti kartoni të cilat rezultuan të kishin prezenca mikrobiologjike të rrezikshme.

“Në subjekt ka mbërritur ngarkesa me produktin “Mish pule” në sasinë prej 2130 kg i papërpunuar, i paketuar në kuti kartoni 10 kg dhe i ngrirë në temperaturë -18 °c, i cili pas kryerjes së analizave në momentin e nisjes për në Republikën e Shqipërisë, rezultoi me prezencë të Salmonella Enterica Ser. Enteritidis.”- thuhet në lajmërimin nga AKU

Sipas inspektorëve është kryer procedura e bllokimit të këtij malli dhe po merren masa për asgjesimin e tij.

Rreziku nga salmonela

Salmonela është një lloj bakteri që jeton në sistemin tretës të shumë kafshëve.

Nëse këto kafshë apo shpendë përdoren si ushqim, atëherë ky bakter mund të shkaktojë sëmundje të rrezikshme.

Ktu futen sëmundjet që prekin sistemin tretës të personit që e merr këtë infeksion nga rrugë të jashtëme.

Zakonisht merret nga konsumimi i produkteve të kontaminuara me këtë bakter siç janë ushqimet e mishit, veza apo uji.

Një infeksion i shkaktuar nga ky bakter shoqërohet me simptoma si të vjellat, diarea dhimbje barku, apo stomaku e temperaturë deri ne 72 orë rradhazi.

Ky infeksion mund të jetë shumë i rrezikshëm për fëmijët apo njerëzit me imunitet të dobët.

Është e nevojshme të merret ndihma e duhur mjeksore në çdo rast, pasi ky bakter mund të përhapet në të gjithë sistemin tretës e organizmin duke u kthyer në një rrezik serioz./AgroWeb.org