Moti, Ditë me Rreshje Bore dhe Shiu Por Kur Nis i Ftohti Ekstrem

18 0

Rreshjet e shiut dhe borës do të mbizotërojnë në gjithë territorin shqiptar përgjatë ditës së sotme dhe të nesërme.

Sipas Meteoalb, të cilit i referohet AgroWeb.org duke nisur nga sot e në ditët në vijim rreshjet e borës do të përfshijnë shumë zona të territorit shqiptar.

“Rreshje dëbore do ketë në zonat malore në lartësinë mbi  900 metra në nivelin e detit.

Dita e sotme do të sjellë kthjellime të shpeshta kryesisht në mesditë dhe në orët e para të pasdites por sërish por duke iu afruar mesnatës do të rikthehen rreshjet në territorin shqi[ptar.

Rreshje mesatare dhe lokalisht intensive priten në zonat perëndimore dhe rreshje disi më të pakta në pjesën tjetër të vendit.

Përsa i përket vlerave termike ka një rritje të lehtë të temperaturave në orët e mëngjesit dhe do të ruhen vlerat e njëjta në të gjithë territorin shqiptar duke qendruar në vlerat e 13 gradë celcius.

Dita e djelë dhe në vijim do të sjellë kthjellime në të gjithë territorin shqiptar” shprehet metereologia, Lajda Porja nga Meteoalb.

Por sipas parashikimeve meteorologjike, dimri i vërtetë pritet të ndodhë jo në fillim të stinës së tij, pra, jo në muajin dhjetor.

Ngrohtë në Dhjetor, Acar Ekstrem në Janar 

Meteorologët, të cilëve u referohet AgroËeb.org  deklarojnë se stina e dimrit do të nisë jo si zakonisht, muaji dhjetor do të karakterizohet nga temperatura relatavisht të larta për këtë stinë duke lëvizur midis 12-17 gradë celcius.

Por, gjithçka do të ndryshojë gjatë muaji janar. Temperatura ekstremisht të ulëta do të karakterizojnë gjithë Europën, përfshirë dhe Shqipërinë.

Masat e acarta ajrore do të jenë të pazakonta ku temperatura pritet të shkojë deri edhe -10 deri – 20 gradë celcius në disa zona të caktuara.

Meteorologu amerikan Todd Crawford, thotë se pjesa e madhe e Evropës veriore gjatë janarit dhe shkurtit do të kaplohet nga të ftohtit ekstrem, që do konsiderohet si dimri më i ftohtë në tetë vitet e fundit./AgroWeb.org