Boronicat Shqiptare – Mes Vlerave të Frutave dhe Gjetheve Unike

975 0

Këto fruta kaq të vogla i bëjnë mrekullisht mirë trupit dhe mendjes sonë.

Boronica lufton inflamacionet, ndihmon trurin dhe zemrën, mbron sytë dhe lëkurën.

Antioksidantët që gjenden tek boronicat janë aq të forta, sa janë të afta për të neutralizuar radikalet e lira që lidhen me zhvillimin e disa sëmundjeve të zemrës dhe gjakut.

Ky super frut është jo vetëm shumë i shijshëm, por dhe super i shëndetshëm.

AgroWeb.org ju tregon se fruti i boronicës përmban acide organike, ëmbëlsi natyrale, taninë vitamina C dhe B, karoten, proteina dhe ekstrakte natyrale yndyrore.

Për më tepër boronicat janë një burim i shkëlqyer manganezi. Ky mineral luan një rol të shkëlqyer në shndërrimin e karbohidrateve dhe yndyrnave në energji.

Boronicat shqiptare gjenden në të gjithë pjesën veriore të vendit deri në zonat kodrinore të Shqipërisë së mesme kryesisht në zonën e ahut.

Frutat e vogla të boronicave marrin krejt lavdinë falë fuqisë së antioksidantëve, por edhe pjesë të tjera të bimës janë magjike në vlera.

Gjethet e boronicave

Edhe gjethet e boronicës janë shëruese, sepse janë pasuri e vërtetë e mineraleve të kaliumit, natriumit, manganit, kromit, hekurit dhe bakrit.

Gjethet janë të pasura me vitaminë C, acide organike, saponinë, sheqer dhe taninë. Për të qenë efektive, gjethet duhet të vilen në pranverë para se bima të lulëzojë.

Nga gjethet e boronicës përgatitet pija e çajit që është funksionon si tonik i zemrës dhe diuretik i shkëlqyeshëm.

Çaji i gjetheve të boronicës është i mirë për shërimin e veshkave dhe fshikëzës. Ky çaj përdoret gjithashtu edhe si përbërës i përzierjeve bimore për shërimin e sëmundjes së sheqerit.

Në mjekësinë popullore, efekti shëruesi i boronicës theksohet deri në atë masë sa që e quajnë insulinë bimore.

Përdoret edhe tek çrregullimet e aktivitetit të sistemit tretës dhe këshillohet të përdoret për të ndaluar t të vjellat, diarrenë, shtrëngimet e stomakut, madje edhe kollën e thatë.

Pija përftohet me vlimin e gjetheve të boronicës në ujë të nxehtë. Një grusht me gjethe të thara vlohen në 300-400 militra ujë dhe do të mjaftojë për dy kupa çaj.

Lërini gjethet të vlojnë për 5-6 minuta, më pas hiqini nga zjarri që të ftohen. Dy gota çaj në ditë të shoqëruara me pak mjaltë janë një dozë e përshtatshme./AgroWeb.org