Bujqësia në Modë – Edhe Google investon në Agro

249 0

Google, kompania ndërkombëtare teknologjike leader në shërbimet dhe produktet online përdoret çdo muaj nga 1,17 miliardë njerëz në të gjithë rruzullin. Në 2014, fitimi i Google rezultoi 16 miliardë dollarë amerikanë. Por tashmë i përvishet seriozisht sektorit bujqësor me investime gjithmonë e në rritje.

Një ndër investimet e fundit të ndërmarra nga Google është ai në një rrjet të kompjuterizuar për bujqësinë, që llogarit të dhëna mbi farat dhe token, për të ndihmuar fermerët të rrisin më shumë kultura bujqësore me kosto më të ulëta.

Google investon në platformën që optimizon veprimtarinë bujqësore

Kompania Farmers Business Network nënshkroi një marrëveshje prej 15 milionë dollarë financime me Google Ventures. Këtë financim ky start up synon ta përdorë për të zhvilluar më tej shërbimin primar që ofron: analizën në sektorin bujqësor në një numër më të madh shtetesh në Amerikë dhe për një varietet të gjerë kulturash bujqësore.

Kompania me qendër San Fransisko, e ka filluar aktivitetin në Janar të vitit 2014 dhe është krijuar në bashkëpronësi me një manaxher programesh të Google. Farmers Business Network këshillon fermerët mbi mënyrat më efikase mbi rritjen e prodhimtarisë së kulturave bujqësore, duke ulur ndjeshëm sasinë e plehut dhe pesticideve të dëmshme.

“Të dhënat janë një mjet për rritjen e prodhimit në sektorin bujqësor dhe rrjedhimisht fitimet,” tha për Wall Street Journal Andy Wheeler, partner në Google Ventures, I cili do t’i bashkohet bordit të Farmers Business Network . “Ne jemi në fazat fillestare të përdorimit të këtyre të dhënave,” shtoi ai.

Google dhe investitorët e tjerë të Farmers Business Network, përfshirë kompaninë Kleiner Perkins Caufield & Byers, një nga investitorët e parë në këtë startup, po i vijnë në ndihmë kompanisë në një fushë që po zhvillohet shumë shpejt dhe që lidh botën e kompjuterizuar me mjetet teknologjike, në ndihmë të veprimtarive bujqësore.

“Ne mendojmë se informacioni më transparent do të na ndihmojë të përmiresojmë veprimtaritë bujqësore,” tha për Wall Street Journal Charles Baron, bashkë themelues i Farmer Business Network’s dhe zëvendës president i produktit. Baron më parë ka punuar si menaxher programi në Google, në fushën e projekteve të energjisë.

Z. Baron tha se shërbimet e ofruara nga kompania do të bëhen gjithmonë e më të fuqishme me rritjen e numrit të fermerëve që do të regjistrohen për të përfituar nga këto shërbime. Sot kompania mbulon një sipërfaqe prej rreth 3 milionë hektarë tokë bujqësore në 17 shtete në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Është e përqëndruar kryesisht në pjesën Perëndimore-Qëndrore dhe analizon 16 kultura bujqësore, që përfshijnë misrin, farat e sojës, grurin, lulet e diellit dhe një llojë tjetër bishtaje. Ky financim i ri do ta ndihmojë kompaninë të rritet më tej në Shtetet e Bashkuara, të rrisë gamën e kulturave që analizon dhe të zhvillojë më shumë shërbime, tha Z. Baron.

Fermerët shprehen se analizat e të dhënave mbi motin dhe prodhimtarinë e kulturave bujqësore do t’i ndihmonin të rrisnin më shumë kultura bujqësore për hektar dhe të ulnin kostot e larta që ata shpenzojnë për aplikacionet e ndryshme për përdorimin e plehut apo pesticideve.

Fermerët, të cilët përdorin shërbimin e ofruar nga Farmers Business Network, që kushton 500 dollarë në vit, i japin kompanisë të dhëna mbi prodhimtarinë e viteve të shkuara, llojeve të farave të mbjella në fermat e tyre, përdorimin e pesticideve apo procese të tjera me vlerë për aktivitetin bujqësor. Kompania i vë në përdorim këto të dhëna dhe i analizon në bazë të të dhënave të tjera të marra nga fermerë të tjerë, apo nga databaza e vetë kompanisë. Më tej ajo i servir fermerëve një raport analitik që u tregon se si ferma e tyre pozicionohet në raport me ferma të tjera që veprojnë me toka të ngjashme dhe fara të ngjashme dhe sugjeron ndryshime të mundshme që duhen bërë një procesin e mbjelljes së farave, apo rotacionit të kulturave bujqësore. Ndërkohë mjetet që do të llogarisin dhe vlerësojnë sasinë e plehut dhe pesticideve që do të përdoren janë ende në zhvillim e sipër.

Google dhe startup-et në sektorin bujqësor

Ky investim rrit edhe aksionet e Google Ventures në bizneset e reja startup në sektorin bujqësor dhe atë të ushqimit. Kompania ka investuar gjithashtu në Impossible Foods, një kompani kaliforniane që bën djathra dhe hamburgera me origjinë bimore dhe Granular Inc., një kompani me qendër në San Francisco që krijon programe për menaxhimin e fermave.

Google po vlerëson investime të tjera të mundshme në platforma që mbledhin të dhëna mbi motin, që do do ti nevojiteshin sistemeve si Farmers Business Netëork për vlerësime të ndryshme për prodhimtarinë e kulturave bujqësore, tha Z. Wheeler për Wall Street Journal.

“Teksa shohim popullsinë botërore të rritet çdo ditë, ne do të na duhet të rrisim gjithmonë e më shumë produktivitetin ndaj aseteve ekszituese bujqësore,” shtoi ai.

Kompanitë bujqësore sytë nga teknologjia

Por Google nuk është kompania e vetme që po fokusohet në përdorimin e teknologjisë për optimizimin e veprimtarive bujqësore. Gjigandi i farave Biotech, Monsanto Co., ka shpenzuar më shumë se $1 miliard dollarë në blerje të tilla vitet e fundit për të ndërtuar divizionin e bujqësisë-precize. Një nga kompanitë e blear nga Monsanto, Climate Corp., është krijuar në bashkëpronësi me ekzekutivët e Google dhe ka marrë një investim edhe nga Google Ventures. Konglomerati ushqimor Cargill Inc. po zhvillon shërbimin e saj në këtë fushë dhe prodhuesi I farave dhe kimikateve DuPont Co. është shprehur se shpreson të gjenerojë $500 milionë dollarë të ardhura vjetore nga shërbimet e reja teknologjike që bazohen në llogaritjet t e të dhënave në bujqësi në dekadën në vijim.

Publikuar fillimisht nga Wall Street Journal dhe pështatur nga Agroweb.