Çaji I Koprës, Zgjidhja Perfekte Për Një Tretje Të Mirë

4.8k 0

Çaji i koprës është çaji perfekt bimor për të zgjidhur problemet tuaja me tretjen.

Kopra është një barishte që bën pjesë në të njëjtën familje bimore si karrota.

Gjethet dhe farat e koprës janë tepër të pasur në vlera mjekësore dhe shëndetësore.

Që nga koha e Egjiptit të lashtë e deri më sot, kopra përdoret me bollëk në përgatitjen e bukëve, mishit, sallatave dhe salcave të ndryshme.

Përtej këtij përdorimi, AgroWeb.org ju tregon se të mirat e koprës mund të shfrytëzohen edhe në formën e çajit.

Vlerat Fantastike Të Çajit Të Koprës Për Tretjen

E gjithë bima e koprës është e pasur me proteinë, fibër, karbohidrate, kalçium, hekur, magnez, mangan, fosfor, kalium, zink, dhe vitaminat A, C dhe B.

Një pasur e tillë vlerash, e bën çajin e koprës ideal për të zgjidhur shumë probleme me tretjen.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org çaji i koprës përmirëson të gjithë procesin e tretjes që nga momenti kur ushqimi futet në gojë e deri sa del prej trupi.

Ky çaj bimor e qetëson stomakun dhe ofron qetësim të urthit dhe problemeve me tretjen.

Ai stimulon sekretimin e lëngjeve tretëse që përshpejtojnë tretjen e ushqimeve.

Çaji i koprës largon edhe lemzën që shfaqet si pasojë e ndjeshmërisë së lartë dhe problemeve me stomakun që shtyjnë gazrat për lart.

Gjithashtu çaji i koprës eliminon gazrat dhe i qetëson të gjithë muskujt e stomakut.

Ky çaj rekomandohet edhe kundër diaresë, infeksioneve të zorrëve dhe kontraktimeve të dhimbshme të tyre.

Si Të Përgatisni Çaji E Koprës

Për këtë çaj ju mund të përdorni ose farat e bimës ose gjethet, por duke qenë se farat janë më të pasura në ushqyes dhe vlera, kjo recetë rekomandohet për përdorimin e farave.

AgroWeb.org ju udhëzon të mbushni mbushni çajnikun me 250 ml ujë dhe pasi të ketë marrë valë hidhni katër lugë çaji. Hiqeni çajnikun nga zjarri dhe lërini farat të lëshojnë mirësinë e tyre për 10 minuta.

Çaji do të ketë marrë një ngjyrë të këndshme të verdhë.

Filtrojeni dhe pijeni duke e ëmbëlsuar me pak mjaltë.

Ky çaj rekomandohet të pijet tre herë në ditë, mundësisht pas vakteve për të lehtësuar tretjen./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.