Mjaltë Me Lulet e Livandës – Receta Speciale Dhe Dhurata E Përkryer Për Miqtë

1.4k 0

Mjalti me lavandë është një nga ato receta që duhet provuar të paktën një herë në jetë. AgroWeb.org do të ndajë me ju sekretin e këtij kombinimi magjik, plot vlera.

Duke qenë se jo gjithmonë është e mundur të provojmë mjaltë nga bletët e ushqyera me nektarin e ëmbël në fushat e lavandës, atëherë na duhet të shfrytëzojmë lulet e freskëta ose të thata të saj.

Zgjidhni gjithmonë lule që kanë ngjyrë të ndezur, ose lule të thara në mënyrën e duhur.

Lulet e lavandës gjenden herë pas herë në tregjet e fshatarëve, ndaj merrini sapo t’i shikoni.

Për këtë recetë me mjaltë me lulet e lavandës ju nevojiten:

Tre lugë gjelle me lule lavande ose 2 lugë gjelle me lavandë (gonxhe) të thatë.

450 Gramë mjaltë. Zgjidhni mjaltë me ngjyrë të çelët. Preferohet mjalti i tërfilit.

Përzieni së bashku lulet e lavandës me mjaltin. Lërini të qëndrojnë së bashku në temperaturë ambienti për gjysmë ore dhe më pas, hidheni në një enë qelqi me kapak.

Mjaltin mund ta ngrohni në banjomari në ujë të ngrohtë. Më pas vendoseni në një vend të freskët për një javë.

Kullojini lulet dhe mjaltin hidheni në një kavanoz tjetër, të cilin mund edhe ta zbukuroni me fjongo dhe mund t’ia ofroni njerëzve të zemrës si dhuratë të personalizuar.

Mjalti me lavandë është fantastik për petulla, akullore ose çajra. Nëse shikoni që mjalti kristalizohet herë pas here, mjafton ta vendosni në ujë të ngrohtë.

Ky mjaltë lufton bakteret dhe bën mrekulli për imunitetin.

AgroWeb.org do t’ju tregojë se si të prodhoni mjaltë bimor duke përdorur bimë mjekësore dhe më pas t’i përdorni në çajrat e preferuar. Bimët mund t’i blini në treg, mund t’i rrisni vetë ose mund t’i thani.

Mjaltë me kamomil dhe lavandë

Përbërësit

2 lugë gjelle me lule kamomili
2 lugë gjelle me lule lavandoje
1 filxhan çaji me mjaltë

Udhëzimet

Merrni mjaltë të një cilësie të lartë. AgroWeb.org ju sugjeron të zgjidhni një mjaltë të lehtë me ngjyrë të çelët që kombinohet mirë me barishtet dhe lulet.

Hidhni lulet e thata në kavanoz duke lënë çerekun e tij bosh. Mbusheni pjesën e mbetur me mjaltë dhe mbylleni kapakun. Pjesën e mbetur të luleve ose mjaltit mund ta përdorni më vonë për çaj.

Lërini të qëndrojnë së bashku për 1 deri në 2 javë në një vend të freskët dhe të errët.

Kullojeni duke hequr lulet dhe përdoreni sipas dëshirës./AgroWeb.org