Çfarë Na Mori dhe Na Dha Covid-19

325 0

Kur uronim njëri-tjetrin, për ndërrimin e viteve, na dukej larg Kina dhe Vuhani. Por të gjithë ne kemi disa muaj, që po luftojmë në disa fronte.

 Si ka ndryshuar individi dhe shoqëria, në këtë situatë? Çfarë na ka dhënë dhe çfarë na ka marrë Covid 19-ta?“Na marrë lirinë për të lëvizur. Kushedi ku do kishim shkuar tani, ndonjë udhëtimi nëpër këtë vjeshtën me ngjyra magjepsëse.”

“Më ka dhënë qetësinë, sepse e kam shtëpinë mbi tre lokale, ku nuk bëhet më zhurmë në orët e natës, që kur ka nisur pandemia.”

“As na ka dhënë as na ka marrë, është një përvojë, jemi përshtatur, se ndaj jemi njerëz, jemi programuar të mbijetojmë.”

Më Shumë Panik

Individi është bërë më paranojak, ka më shumë frikë, është i dhënë pas ilaçeve. Bëjmë sikur nuk e shikojmë njëri tjetrin në rrugë, na duket tjetri i padobishëm, po bëjmë shumë gjëra, vetëm në emër të jetës. Familja, shkolla, spitali, shoqëria, argëtimi, nuk janë më si më parë.

Kjo gjë ka prekur që nga plaku deri tek foshnja. Por unë besoj se pavarësisht mureve dhe digave, që po ngremë, në periudhën paskovidiane do të gjejmë rrugët për të rivendosur marrëdhëniet e ngrohta njerëzore, që karakterizojnë shoqërinë tonë./Top Channel