Çfarë Ndodh Në Organizëm Kur Mungon Kalçiumi – Ushqimet Ku Gjendet

937 0

Rënia e nivelit të kalçiumit në organizëm është një problem shëndetësor që shoqërohet me komplikacione të rënda për jetën.

Nëse ky problem nuk trajtohet mund të shkaktojë rrezik serioz për jetën.

Simptomat E Pamjaftueshmërisë Së Kalçiumit

Dhimbje Muskulare

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, kur nivelet e kalçiumit janë të ulëta, gjymtyrët dhe muskujt dhembin edhe gjatë lëvizjes.

Përveç dhimbjeve, njeriu përjeton mpirje të duarve, krahëve, këmbëve dhe në zonën rreth gojës.

Drobitje Ekstreme

Nivelet e ulëta të kalçiumit mund të shkaktojnë pagjumësi ose përgjumje të vazhdueshme.

Njerëzit përjetojnë edhe drobitje ekstreme dhe mungesë energjie.

Problemet Në Lëkurë Dhe Thonj

Në mungesë të kalçiumit, lëkura thahet dhe shkakton kruarje.

Ekzema dhe psoriaza janë dy problemet më të përhapura.

Thonjtë nga ana tjetër thahen, thyhen dhe çahen shumë lehtë.

Osteoporoza

Pamjaftueshmëria e kalçiumit pakëson dendësinë kockore që më pas nxit shfaqjen e osteoporozës, e cila shoqërohet me fraktura dhe vështirësi në lëvizje.

Probleme Me Dhëmbët

Kur trupit i mungon kalçiumi, ai mundohet ta marrë atë tek burime të tjera siç janë dhëmbët.

Mungesa e kalçiumit i dobëson dhëmbët dhe rrënjët e tyre por irriton edhe mishrat.

Depresioni

Pamjaftueshmëria e kalçiumit ka lidhje të fortë me çrregullimet e humorit përfshirë depresionin.

Suplementët e kalçiumit ndihmojnë në menaxhimin e këtyre simptomave.

Trajtimi Dhe Parandalimi

Mënyra më e lehtë dhe më e sigurt për të parandaluar mungesën e kalçiumit është të konsumoni ushqime më të pasura me këtë mineral.

Studimet të cilave u referohet AgroWeb.org, rekomandojnë këto ushqime:

  • Produktet e bulmetit si qumështi, djathi dhe kosi
  • Fasulet
  • Fiqtë
  • Brokoli
  • Qumështi i sojës
  • Spinaqi
  • Arrorët dhe farat

Sasia ditore e rekomanduar e kalçiumit është 1000 mg  për njerëzit e moshës nga 19 deri në 50 vjeç.

Fëmijët, adoleshentët dhe të moshuarit kanë nevojë për më shumë.

AgroWeb.org sugjeron që suplementët e kalçiumit duhen marrë vetëm pas konsultimit me mjekun.

Sasi më të mëdha të kalçiumit rrisin rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare, gurëve në veshka dhe problemeve më të mëdha shëndetësore./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.