Çfarë i Shkaktojnë Trupit Ndjenjat Negative – Disa Këshilla për Parandalimin e Tyre

793 0

Mëria është një ndjenjë e fortë zemërimi dhe inati ndaj një personi apo ndodhie që ka pasur ndikim negativ në jetën tuaj.

Zënkat, mëria apo nervozizmi janë ndjenja shumë të zakonshme të cilat mund të shfaqen shumë shpesh gjatë një dite.

Është shumë e lehtë të mbash mëri ndaj një miku, familjes apo kolegëve për një kohë të gjatë.

Nëse kjo ndjenjë zemërimi shpesh ju mban nën tension duke ju shkaktuar ankth apo edhe depresion.

Tregon që ju po vuani nga kjo situatë e pakëndshme ndaj zgjidhja më e mirë do të ishte evitimi i këtyre episodeve.

Si Ndikojnë Ndjenjat Negative

Një studim i Universitetit të Edinburgut në Skoci, tregoi se ka një lidhje domethënëse mes ndjenjave si mëria dhe dhimbjes fizike.

Pra nëse pas një momenti zemërimi me dike nuk ndiheni mirë fizikisht janë emocionet negative që po ju ndikojnë.

Veçanërisht kur vuani nga sëmundje si artriti apo ankthi dhimbja mund të jetë e vazhdueshme.

Kjo dhimbje vjen si një përgjigje ndaj stresit të krijuar më parë.

Disa Këshilla për Parandalimin e Tyre 

Mënyra më e mirë për të mos i shkaktuar dëm shëndetit tuaj fizik edhe mendor është të nisni me faljen.

Kjo nuk do të thotë që duhet të justifikoni sjelljen e personave të tjerë.

Por mësoni të harroni dhe të mos mbani në vete ndjenja që ju nervozojnë.

Duke bërë një zgjedhje të vetëdijshme për të larguar zemërimin ju do të shikoni përmirësime të menjëhershme.

Kjo gjë do të ndikojë  pozitivisht ditën tuaj.

Fokusohuni në marrëdhëniet pozitive në jetë, tek ato që ju sjellin lumturi dhe qetësi.

Nëse sforcoheni vazhdimisht nën ndikimin e emocioneve negative si ankthi apo mëria, kjo do të ndikojë keq edhe në vetëvlerësimin që ju keni për veten.

Evitimi i emocioneve negative do të jetë zgjedhja më e mirë që mund të bëni për shëndetin tuaj.

Në këtë mënyrë do t’i hiqni trupit tuaj një barrë të madhe nga supet./AgroWeb.org