COVID-19 – OBSH: Nënvarianti i Omicron joshqetësues

465 0

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) paralajmëroi këtë javë se një nënvariant i Omicron është në rritje, por joshqetësues.

Organizata globale e shëndetësisë nuk e sheh nënvariantin ”BA.2” si një variant joshqetësues, por po monitoron situatën ndërsa rastet rriten në mbarë botën.

Nënvarianti tashmë është zbuluar në SHBA, por besohet të jetë i rrallë.

Nënvarianti, megjithatë, është bërë më i përhapur në Britaninë e Madhe dhe Danimarkë, ku është quajtur “stealth omicron”, por nuk duket të jetë më vdekjeprurës se mutacionet e mëparshme.

”BA.2” është zbuluar gjithashtu në më shumë se 40 vende, duke përfshirë Filipinet, Indinë, Suedinë dhe Singaporin./Burimi:ATA