COVID-19 – Pse Ekspertët Shqetësohen Kaq Shumë Për Shfaqjen E Variantitit Të Ri Delta?

447 0

Varianti i ri i koronavirusit që quhet Delta, po përhapet me shpejtësi në mbarë botën. Disa vende që më parë kishin pak raste të raportuara me COVID-19, kanë filluar të rivendosin masat e sigursë për këtë arsye.

Ky variant i identifikuar për herë të parë në Indi thuhet se është edhe më ngjitës se varianti britanik.

“Në këtë pikë, varianti Delta përfshin afërsisht 25 % të infeksioneve të reja në Shtetet e Bashkuara”, tha Dr. David Hirschwerk, specialist i sëmundjeve infektive në Manhasset, NY.

Sipas tij, në disa rajone të vendit, përqindja është edhe më e lartë dhe gjatë javëve të ardhshme, ka shumë të ngjarë të jetë lloji dominues në SH.B.A.

Pra, cili është saktësisht varianti Delta i COVID-19 dhe çfarë duhet të dimë për të? AgroWeb.org duke iu referuar ekspertëve, iu njeh më tepër me këtë temë.

Cili është varianti delta?

Varianti Delta është një version i koronavirusit që është gjetur në më shumë se 80 vende, që kur u zbulua për herë të parë në Indi.

Ky variant tani është potencialisht përgjegjës për mbi 90 % të të gjitha rasteve të reja në Mbretërinë e Bashkuar.

Në Shtetet e Bashkuara, varianti besohet të jetë përgjegjës për afërsisht 25 % të të gjitha rasteve të reja, dhe kjo përqindje po rritet shpejt.

Kush rrezikohet nga variant delta?

Në Shtetet e Bashkuara, ky variant po prek kryesisht njerëzit që janë të pavaksinuar ose pjesërisht të vaksinuar.

Ekspertët lajmërojnë se varianti i ri është jashtëzakonisht ngjitës. Duke qenë se shumë njerëz janë ende të pavaksinuar, e bën më të thjeshtë për virusin të infektojë njerëz dhe kështu të vazhdojë dhe të riprodhohet.

Cili është varianti delta plus?

Nëse keni dëgjuar për variantin Delta, ka shumë të ngjarë që keni dëgjuar edhe për variantin Delta Plus.

Ky është versioni i fundit i koronavirusit, që është njoftuar nga ekspertët indianë të shëndetit, në fund të qershorit.

Megjithatë mutacionet nuk duket se janë aq të mëdha sa të ketë ndonjë dallim të rëndësishëm midis tyre.

A ekzistojnë rreziqe të tjera të shoqëruara me variantet e reja?

Ajo që i bën këto variante edhe më shqetësuese, është se ato mund të vendosin pacientët në rrezik për zhvillimin e problemeve të tjera shëndetësore afatgjata, megjithëse të dhënat për këtë janë ende paraprake.

Në shumicën e rasteve, të dhënat tregojnë se vaksinimi është ende mënyra më e sigurtë për të shmangur marrjen ose transmetimin e ndonjë lloji të COVID-19.

Sidoqoftë, tek individët e vaksinuar që mund të infektohen, simptomat janë shumë të lehta ose ata janë asimptomatikë./AgroWeb.org